Konga e Unazes – Muharrem Gurra
Konga e Unazes – Muharrem Gurra

Nji nga qindra kongët e Usta Muharremit osht ene konga e Unazes, shum pak e njofin sot dhe shum pak kon arrit me e knu, faqja duke falenderu djalin e Muharremit , Ramazanin qe na ka vu ne dispozicion librin me kongët për gjith dashamirsit e Tironës ene t`muzikës qytetare e sjell sot para jush ne versionin origjinal.

O për at unaz o
Djalo që m’ke çu
Në gishtin tem a
Djalo e kom vu

O në gishtin tem o
Djalo e kom vu
Për dashnin tate
Djal mos me harru

O në behar o
Çel trandafili
Prej bukuris tate
Djal këndon bilbili

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.