Edhe pse në një numër më të vogël le mos t’i harrojmë dhe autoktonët tiranas të krishterë. Për kishat e ortodoksëve kam folur në pjesën e dytë; kishën e Shën Prokopit 1787, kishën e Ungjillizmit 1874. “Pjetër Pilatoqi, i cili ishte tregtar dhe kishte dyqan të vetin në Tiranë. Në shtëpinë e tij qe thënë mesha para se të rregullohej kisha famullitare. Kolë Leshja, njihet një ndër familjet më të vjetra ekzistuese të Tiranës.

Nga gjiri i kësaj familje kanë dale dy priftërinj shekullarë: Dom Pjetër Leshja e Dom Mikel Leshja, të dy me Arqidioqezë të Durrësit.”(4) Rrethi i Tiranës më 1860 kishte 4000 katolikë. (5) Megjithatë kishën e parë në qytetin që njohim sot do e ndërtonin austriakët më 1856 nën titullin e Zojës së Papërlyer (5). Kjo kishë u njoh si kisha e Shën Mërisë. Kisha e Shën Mërisë ndodhej në perëndim të kinemasë “Nacional.”(3)

Nga studiuesi Gazmend A. Bakiu kam mësuar se Kisha e Zemrës së Shenjtë u ndërtua më 1939 prej Mbretëreshës Geraldinë, e cila ishte një katolike e devotshme. Por si kishte qenë treva e Tiranës? Famullitari i kishës katolike të Tiranës gjatë viteve 1946-1957, një nga studiuesit më të epur të trevës së Tiranës, Dom Mark Dushi e përshkruan kështu Tiranën që nuk e njeh më askush. “Kemi kishën e vjetër të Shën-Gjinit, në territorin e fushës së aviacionit të sotëm të Tiranës; kishën e Shen-Mërisë në Bërrarë; kishën e Shën-Kollit në kodra të Selitës; kishën e Shën-Kollit në Priskë të vogël; kishën e Shën Kollit në Qafë-Mollë; Kishën e Shën-Gjergjit në Tunjan; kishën e Shën Pjetrit në Pranga në Shën-Pjetër; kishën në Mukaj etj.

Tirana megjithë rrethinat e saj të afërta, një pjesë i përkiste dioqezit të Bendës, e një pjesë dioqezit të Kanovës (Canoviensis). Këto dioqeza, përveç disa kishave që përmendëm më sipër, sipas relacioneve të Imz. Mark Skurës në vitet 1640 dhe 1652-6, i përkisnin edhe këto kisha: kisha e Shën-Gjergjit në Shën-Gjergj; kisha e të Shëlbuemit në Javacessi; kisha e Shën-Mërisë në Shën-Mëri; kisha e Shën-Mërisë në Chemarda; kisha e Shën-Kuiricit në Pieci; kishët e Shën-Mëhillit dhe e Shën-Vlashit në Muner; kishët e Shën-Gjonit e Shën-Idhisë në Brusi; kishën e Shën-Barbullës në Bastar; kishët e Shën-Kollit në këmbë; të tjera gati të rrënuara; kisha e Shën-Martinit në Martanesh, motit abaci; kisha e Shën-Kollit në Ziburi e kisha e Shën-Kollit në Baderra.”(5) Të gjitha kishat e lartpërmendura janë të rrënuara dhe u ka mbetur vetëm emri i vendodhjes.

Shkeputur nga Filantropistët e Tiranës, një histori ndryshe: Bamirësia si mënyrë jetese. (3) Nga Marsida T. Najdeni.

2. Libri “Historia e Skënderbeut” nga Marin Barleti, përkthyher nga S. Prifti. Lib I. fq 75.
3. Libri “Tirana e Vjetër” nga studiuesi Gazmend Bakiu, fq76-80, fq 76-80.
4. Libri “Kodiku i Kishës së Shën Prokopit të Tiranës (1818-1922)” nga Dhimitër Beduli, fq 90-97.
5. Libri “Tirana dhe rrethinat e saj” nga studiuesi Dom Mark Dushi, fq 79, 143, 144.
6. Libri “Historia e Tiranës” nga historiani Kristo Frashëri, Vëll I, fq 175-77, 271-72.
7. Libri “Tirana e Vjetër” nga studiuesi Gazmend Bakiu, fq 176, 194.
NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.