Kinema “Tomorri” u ndertua brenda 6 muajsh nga ushtria italiane. Kapaciteti i saj ishte 750 spektatore, (600 platea dhe 150 lozha) .

Inaugurimi u bo me 23 maj 1942. Ne vitin 1945 , kinema “Tomorri” nderroi emer dhe u qujt “Brigada”. Kjo kinema do mbetet e permendur sepse aty u zhvilluan gjyqet e grupeve armiqesore te Hamit Matjanit (1954) e Teme Sejkos (1961) sipas zakonit te pushtetareve komuniste te kohes per te zhvilluar gjyqe ne salla kinemaje.

Pas gati dy dekadash funksionim ajo u shemb ne vitet 60 per ti lene vendin nderteses se Komitetit PP-se per Tiranen pikerisht aty ku sot ndodhet selia e PS-se.

Informacioni dhe foto jon marre nga libri “Tirana e vjeter” me autor Gazmend Bakiu, librin e gjeni ne librarine ADRION tek pallati i kultures.

Publikohet per her t`par ne faqen TIRONA

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.