Kinema “Gloria” ne Tirone u çel në vitin 1930 nga F. Kraja, G.Lasku e M. Qosja, me emrin “Diana”.

Me pas u ble nga Dhimitër Canco, u riogranizua dhe u rindërtua duke iu ndërruar edhe emri në “Gloria”. U mbyll në vitin 1947 kur u bë shtetëzimi i kinemave, sipas ligjit të miratuar me 16 prill 1947. Fill pas kësaj, kinema “Gloria” u shndërrua në Kinema “Republika”, emër që e mbajti deri vonë.

Sipas historianit Kristo Frashëri kinema “Gloria” ishte kinemaja e tretë pas kinema “Nacional” dhe “Rozafa”, e në të kishte shfaqje filmash gjatë gjithë ditës. Historiani tregon se të gjithë filmat jepeshin me përkthim që në atë kohë. “Fillimisht përkthimi në shqip realizohej me zë. Caktohej dikush, i cili ndërsa filmi shfaqej përkthente në mënyrë të shkurtuar e të përmbledhur pasazhe të caktuara nga filmi.

E kohë më vonë kjo gjë ndryshoi. Ishte një makineri e posaçme, që bënte përkthimin e shkruar, i cili ishte më korrekt, sigurisht”, kujton Kristo Frashëri, ndërsa shton se frekuentimi i saj ishte mjaft i madh, madje edhe në kohën e luftës.

Po sipas Frasherit “Kinema ‘Gloria’ ishte themeli i emancipimit për shoqërinë kryeqytetase në vitet ’30-’40. Ishte ndër kinematë më të fuqishme në Shqipërinë e atyre viteve. Aty mund të shihje filmat më të mirë, që shfaqeshin në kinematë më të mëdha të botës”.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.