Kartolinë e viteve 1920-1921, nga Hasan Bakiu & Djemt. Nji kartolinë mjaft e bukur dhe me vlera. Shohim qartë pazarin e vjetër dhe dyqanet nga brenda pazarit me harqe ku punonin mjaft mjeshtra të artizanatit, xhamia e Karapicit, xhamia u shpronësua nga shteti dhe u prish në vitin 1929, për hapjen dhe rregullimin e sheshit “Skenderbej”, dhe në vend të saj u ndërtua Bashkia e Tironës, (1930-1), e cila u prish në vitin 1980 nga komunistët.

Në krahun e majtë duket kisha Ortodokse e shembur në vitin 1965, po nga komunistët, për të ndërtuar aty 15-katëshin. Përballë, kafe Kursal, nji nga lokalet më në zë të viteve 30 në Tironë.