Kavja Sade
Kavja Sade
  • Te boft mir kahvja Dio!
  • Rrofsh mer Tafe!
  • Ma bo hallall po pse po e pi m’kom?!
  • Na ka mor fryka me hy m’kahve Tafe, na myti Thom llacifaci!
  • Pse mre çere ka bo vaki?

  • Amon ja Rabbim, na mur shpirtin! Kena fryke me fol i llafe se per i her nrifet ene fillo e spusho mo. Ka maru mektebin aqe m’Selanik kur qe m’Yunaniston ene kujto teveqeli se di çdo sen. Una s’ja prish ene e lej po tashti ene i kafe s’po na le me e pi. Kshu o xhymerti modh dreqi po ilaxhim mo me karar me bab.

  • Pse ça boni?

  • Shkova me e taku ene m’tho hec e shkojme te kahvja Shabes ene pijme i gastare ene bojme i cop muhabet. Une s’ja prisha shkum m’kahve ne u ulem. Erdh çiraku Shabes ene dhom siparishin (porosine). Thoma muri i ferrnet kurse lala dojsha i salep, kur Thoma sa nigjoj llafin salep hudhet pertermo ene i thot Cenit t’vogel me te modhe sa na tremi. “Mos e bo salepin me qumesht se ka qumeshte vete mrena”.

Lene mer ta boj si te doj, amon o Thome, qaf nonen lene ta boj si di vet. Kaq ju desh Thomes ene ja krisi, salepi bohet kshu ene ashtu, se neve ja kina prish doren fare. Mori zjerm ene i tho ta bojte me uj, lene tha se do ja boj vete. Si perfundim e dhiu krejt e boni si uje me sheqer. Po do ti kishte njel luga funit e salepit ene njela pa gjo. Mir me Thome i thash po mor i kahve sade ene do ta pij m’hava. Ma bo hallall po ket sira s”ke per te thone as i gjo. M”le ta pij kahven sade rahat ene masanej do vij mrena me bo muhabet! Ika Tafe, do vish tina?

  • Jo mer Di se kom ca pune! Mirupjekshim!
NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.