Kacelët tregtarët mes Milanos dhe Tiranës
Kacelët tregtarët mes Milanos dhe Tiranës

Sipas gojëdhënës familjare, Kacelët kanë zbarkuar në Tiranë përpara më shumë se 300 vjetësh. Nga fshatrat, malësia apo nga kolonitë gjermane (Kasel !) atje ? Kjo nuk është histori arkivash ndërsa këto pyetje janë thjesht hamendësime. Sa më shumë i rreh me mend, aq më të pakapshme bëhen për Buron Kacelin, pinjoll i familjes tiranase, Kaceli. Faktet janë tretur në të shkuarën e largme. Ka mbetur vetëm një kujtesë e përmbledhur në 14 breza, pema gjenealogjike e familjes Kaceli, që daton qysh përpara më shumë se 300 vjetësh. Profesioni më i vjetër i kësaj familjeje është tregtia. Në fototekën e familjes ruhen plot fotografi dyqanesh me emrin e vëllezërve Kaceli.

ALI KACELI - Foto, Arkiva Kaceli
ALI KACELI – Foto, Arkiva Kaceli

Buroni tregon se ka pas ekzistuar edhe një tren i quajtur treni i Kacelëve në Milano, që transportonte mallrat tregtare të Kacelëve. “Tregtoheshin mobilje, rroba e mallra nga më cilësoret për kohën dhe të gjitha silleshin nga Italia”, – thotë Buroni. “Kartoleri, Kinkaleri, Parfumeri etj”, ishte dyqani i Ali dhe vëllezërve Kaceli në pazarin e dikurshëm të Tiranës, të cilin Buroni e përmend si një pazar nga më të bukurit dhe më të mëdhenjtë e Ballkanit.

Ramazan Kaceli - Arkiva Kaceli
Ramazan Kaceli – Arkiva Kaceli

Si dokument të aktivitetit tregtar të familjes pinjolli i Kacelëve tregon një licencë tregtie, e para e lëshuar nga shteti shqiptar në Tiranë, Licencë tregtie nr.1. “Shpresojmë dhe besojmë që numri 1 nuk ka qenë thjesht një rastësi, por një vlerësim për tregtinë e familjes Kaceli”, – thotë Buroni. Një nga fotot më të vjetra dhe më të çmuara të fototekës Kaceli është pikërisht një fotografi e vitit 1914 e një dyqani të Kacelëve në qendër.

Sadik Kaceli - Arkiva Kaceli
Sadik Kaceli – Arkiva Kaceli

Breznitë e piktorëve Kaceli. Nga dekoruesit e mureve dhe piktorët e arkave deri tek portretet dhe peizazhet e Sadik Kacelit dhe të birit. Pinjollët e tjerë artistë të familjes deri në ditët e sotme.

Jonuz Kaceli - Arkiva Kaceli
Jonuz Kaceli – Arkiva Kaceli

Kater vellezerit Kaceli kane pasur edhe nje vella me te madh i cili ndrroj jete me heret , Ismailin , i cili ishte specializuar per kepucari ne Ceki , ne kompanine e fameshme BATO. Ishte po aq i dashur dhe i virtytshem si karer vellezerit e siper permendur dhe me te gjetur nje foto te qarte te tij do te postohet ne kete album .

Piktura, profesioni i vjetër i familjes

Piktor i Popullit, autor i stemës së Republikës, një nga themeluesit e Galerisë së Arteve, me studime të kryera jashtë vendit, Sadik Kaceli është një nga piktorët më të njohur të familjes Kaceli. Por në faza rudimentare artistët e parë të pikturës në këtë familje kanë qenë dekoruesit e mureve të banesave, apo ata që pikturonin arkat e sëndukët në të shkuarën.

Ndërkaq edhe vetë Buroni ka ndjekur udhën e të atit dhe merret me pikturë vazhdimisht. Autor i një sërë ekspozitash kombëtare jashtë vendit para ‘90, ai vazhdon të merret me pikturë dhe të çelë ekspozita ndonëse më rrallë. Ndër pinjollët e tjerë të familjes Gëzim Kaceli është gjithashtu Artist i Popullit dhe figurë e njohur e koreografisë shqiptare, profesionin e të cilit e ka trashëguar i biri, Renis Kaceli i cili është pedagog koreografie në Itali ndërsa e motra studion po aty për kanto. Te katërt fëmijët e Sadik Kacelit : Ermali, Buroni, Heroina e Lumnika jane marre me art ne një mase a tjetër qofte kjo ne drejtim te artit figurativ apo letërsi.

Piktori Buron Kaceli
Piktori Buron Kaceli

Omeri, një tjetër pinjoll i familjes ka përfunduar shkëlqyeshëm për pikturë në Artet e Bukura në Tiranë. Ndërsa Buroni preferon peizazhin, Sadiku, i ati ka preferuar edhe portretin. Në studion e tij të vjetër të cilën e gjetëm në rikonstruksion gjenden veç pikturave me temë nga dasmat tiranase edhe portrete të mrekullueshme pleqsh me mustaqe dhe qeleshe si edhe ndonjë skulpturë e vogël në mur ashtu si edhe një autoportret i piktorit.

Burimi: Wikipedia dhe faqja e piktorit Sadik Kaceli në Facebook
Përgatiti: Faqja Tirona