Ju flet Tirona

Më 28 nëntor 1938 u inaugurua Radiostacioni me fuqi 3 Kv. Emisionet e para ishin dhënë nga ndërtesa e Bashkisë. Këtu përhapi valët Radio Tirona. Drejtor i saj në atë kohë ishte Gjergj Bubani, dhe në vitin 1939 nëndrejtor Medin Kamber Bego.

Fjalën përshëndetëse ditën e promovimit e mbajti Mbretëresha Geraldin. Folësit e parë ishin Kaljopi Plasari dhe Refik Bezhani. Shef i programeve muzikore Mihal Ciko. Në auditoret e saj janë dhënë lajme, parodi, gazmore, këngë popullore, pjesë operistike, interpretime në piano, violinë etj.

Aty interpretoi dhe orkestra e Eduardo Biancos, ardhur nga Argjentina ditën e prenovimit të kinemasë së rindërtuar ”Nacional” që u dogj tërsisht në vitin 1939, e që në gusht të vitit 1940 u quajt Kinema-Teatër ”REX”.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.