Jonuz Kaceli
Jonuz Kaceli

Lindi më 1908, në Tiranë. Tregtar. Gjatë luftës ndihmoi forcat partizane, por u zhgënjye shpejt. Më 1948, familjen e tij e dëbuan nga shtëpia. Emri i tij ishte në listat e njerëzve që do të pushkatoheshin nga Sigurimi.

U arrestua më 20 shkurt 1951. Në hetuesi e torturuan. U vra në qeli, nga oficerët e Sigurimit, më 25 shkurt 1951. Më 2 mars 1951, familja e tij u dëbua në Skrapar. Në letrën dërguar nga Tirana Komitetit Ekzekutiv të rrethit Skrapar, thuhej: “Dërgohen në atë qytet të dëbuar nga Tirana familjet e disa reaksionarëve të pushkatuar këto kohët e fundit për aktivitet terrorist kundra Pushtetit Popullor. Këto janë: 1) Familja e Jonuz Kacelit.

Interesohuni për sistemimin e saj në ndonjë ndërtesë, gjithashtu t’u gjendet ndonjë punë sa për të siguruar bukën e gojës”.

Uran Butka, Bombë në ambasadën sovjetike, ASD, Tiranë, 2008, f. 133-144.

Nga Osmon Kaceli
Si sot 67 vjet më parë, kryekrimineli Mehmet Shehu dhe kryexhelati Rasim Dedja, passi e torturuan për vdekje, e hodhën këte burrë nga një dritare e katit të dytë të një ndërtese, që supozohet të ketë qenë Ministria e Mbrendshme në Tiranë.

Në mesnatën e po asaj dite, atë së bashku me 20 trima dhe 1 trimneshë – Sabiha KASIMATI, i pushkatuan barbarisht dhe i hodhën në një gropë të përbashkët në Mënik, afër urës së Beshirit, me akuzën e hedhjes së një bombe në Ambasadën Sovjetike një javë më parë.

Më vonë u provua që këtë “Bombë” e kishin hedhur disa burra me Hysen Llullën në krye, si Zenel Rika, Ali Vogli, Qazim Laçi etj., si shprehje të urrejtjes ndaj sistemit komunist të krye barbarit Enver Hoxha!

Jonuzi la gruan e tij, Mereme 40 vjeçare me 7 fëmijë nga 16-3 vjeç, ndermjet të cilëve edhe un 9 vjeçar, që u internuam në Çorovodë të Skraparit, në kushtet më ç’njerzore. I bëj thirrje edhe indiferentit më të fundit, që ta quaj një rast unik, që një nënë të rrisi, të kujdeset për shëndetin, të edukojë e të trashëgojë, 5 vajza dhe 2 djem nën kërcënimin e përhershëm të persekutimit e të luftës së klasave.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.