Izet Dibra Shatku
Izet Dibra Shatku

Izet Dibra lindi më 1887 në Dibër. Kreu gjimnazin e Manastirit dhe dy vite të Fakultetit të Drejtësisë
në Stamboll. Ishte nënprefekt në disa krahina të Perandorisë Osmane si në Soroviç, Gramsh, Korana, Allasonjë, Kjallar, Kërçovë dhe Çall.

Anëtar i Gjykatës Ushtarake që dënoi kryengritësit e lëvizjes së marsit 1922. Pas kësaj u
gradua nënprefekt i Tiranës në periudhën mars – qershor 1922 (“Posta e Korçës”, 1 korrik 1922 dhe “Dit’ e re”, nr.17, 6 korrik 1922). Deputet i Dibrës në vitet 1923 – 1925.

Izet Dibra u emërua prefekt në Tiranë më 25 korrik 1927 – 19 korrik 1928. Prefekt në Elbasan në vitet 1922 – 1923 dhe 1925 – 1926, pastaj në Berat dhe në Shkodër (1930), deputet, dhe drejtor i përgjithshëm i Reformës agrare. Më 26 korrik 1926 nga prefekt i Elbasanit emërohet inspektor i përgjithshëm i administratës.

Duke qenë prefekt i administratës dhe komisar i Bashkisë Tiranë pushohet për t’u emëruar
prefekt i Kryeqytetit më 21 korrik 1928. Kryetar i Bashkisë së Shkodrës në vitet 1928 – 1930.

Më 16 mars 1930 – 7 dhjetor 1932 ishte ministër i Punëve Botore në qeverinë e Pandeli Evangjelit. Më 11 nëntor 1932 zgjidhet deputet i Elbasanit. Më 3 gusht 1937 zgjidhet deputet i Durrësit në vend të Izedin Beshirit.

Me pushtimin fashist të Shqipërisë tërhiqet nga politika dhe pak muaj më vonë ndërroi jetë.

Botohet për herë të parë në faqen Tirona & Online
Burimi: Tirana, Prefektët dhe Nënprefektët e saj 1912-2017 me autor Gazmend A. Bakiu & Kastriot Dervishi
Të interesuarit për librin mund ta blejnë edhe nëpërmjet faqes Tirona, na shkruani në kontakt@tirona.info ose na dërgoni mesazh në facebook.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.