Jusuf BESHIRI
Jusuf BESHIRI

Sikurse disa të tjerë, Jusuf Beshiri, ai intelektual që lindi më 1887 dhe vdiq më 1964. Ky bir i një familje të njohur tironase pat investuar në objekte të ndryshme e njëherësh pat dhënë kontribute të rëndësishme për çlirim kombëtar dhe për përhapjen e arsimit e të kulturës shqipe.

Në vitin 1943, ai bëhet pjesë e grupit të deputetëve të Tironës ne Asamblenë Kombëtare. Për këtë institucion që funksionoi jo gjatë, por deri më 1944, janë treguar specifikat e tij të karakterit kombëtar. Nga anëtarët e kësaj Asambleje, më shumë se gjysma e tyre ishin përfaqöa sues të krahinave të lëna jashtë kufive të Shqipërisë, pra të prefekturave të Kosovës dhe të Dibrës së madhe. Ndikimi i administratës shtetërore shqiptare, qoftë edhe edhe në mënyrë të pjesshme, vihej re deri ne organet ekzekutive e sidomos në ato të fushës së arsimit e të kulturës.

Jusufi njihej edhe si bisnesmen i fuqishëm dhe me horizont për atë kohë. Ishte ndër nismëtarët e krijimit të shoqërisë aksionere STAMLES” për prodhimin e cigareve, madje deri të markave europiane.

Si ndër të parat e kapitalizmit Shqiptar, kjo shoqëri e ngritur në Durrës në vitin 1924, kishte administratë model dhe bashkëkohore me cilesi te garantuar nga një statut modern. Falë nivelit të lartë të tij, Jusufi mbante edhe konferenca me tema të veçanta dhe në të cilat tregote ambicjet për arritjen e treguesve europianë në ekonominë shqiptare.

Po me aksionerë, e përsëri kryesisht nga Tirona e Durrësi, ai tentoi edhe për ngritjen një fabrike tekstili. Makineritë e ardhura nga Gjermania, që nuk arritën të instaloheshin, u përdorën nga shteti shqiptar në vitin 1951 për ngritjen e Kombinatit të tekstileve në Tironë.

Me bindjet e tij, Jusufi renditet edhe ndër aksionerët e aktiviteteve kulturore. Në Vitin 1930, bashkë me vëllanë e vet Hysenin, blen Shoqërinë kinematografike të themeluar nga Xhuf Koljaka, Nikolla Hobdari dhe Ferit Vokopola. Të dy ata ndërtuan më vonë, e po me parametra të kohës, kinemanë “Rex”; ndërsa në vazhdim e po ne Tironë, hapën edhe kinemanë “Rozafat”; aktivitete që më tutje u shtrin edhe në Durrës, Kavajë, Vlorë, Berat, Shkodër etj..

Me 1995, Jusuf Beshiri është dekoruar nga Presidenti i Republikës me medaljen ”Për veprimtari patriotike”.

Burimi: Shoqata Tirana

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.