Instituti “Nëna Mbreterëshë” u çel në vitin 1933
Instituti “Nëna Mbreterëshë” u çel në vitin 1933

Reforma arsimore në periudhën e monarkisë kërkonte një shkollë laike. Reformatori më i shquar në historinë e arsimit shqiptar, Mirash Ivanaj ndërmori më 1933 krijimin e Institutit Femëror “Nëna Mbretëreshë” në Tironë ku u shkolluan për dhjetë vjet qindra vajza. Autorja meri Lalaj sjell të parën monografi për këtë institut

Viktori Gjikondi, 82-vjeç, ish-nxënëse e Institutit Femnor “Nana Mbretneshë”, dëshmitare në monografinë e Meri Lalajt, nga të paktat të mbetura gjallë.

Po zbatohej një vendim i Kongresit të Lushnjes që shkolla shqiptare të ishte shtetërore dhe laike. Mirash Ivanaj, ministri i reformave në kabinetin e monarkisë, kërkon ngritjen në Tironë e institutit femëror për shkollim të mesëm. Është viti 1933. Më 2 tetor 380 nxënëse hyjnë Institut, sot Shkolla Ekonomike, që drejtohet nga profesori i Liceut francez të Korçës, Sotir Papahristo dhe kolegë të tjerë të shkolluar në perëndim.

Vajza nga Shqipëria dhe Kosova në tetë vjet merrnin dije për edukatën e të jetuarit në familje deri te shkencat dhe filozofia.

Me pushtimin italian Instituti mori emrin “Nana e Skënderbeut”. Gjithë çfarë është thënë për Institutin është ai film i Gëzim Erebarës ku shfaqet si e vetmja vlerë bashkimi i vajzave me lëvizjen antifashiste.

Ish-nxënëse e Institutit, aktorja Drita Pelinku kujton vite më vonë orët e letërsisë ku Arshi Pipa jepte mësim Danten në gjuhën origjinale.

Autorja Meri Lalaj ndjek fatin e mëvonshëm dramatik të disa personazheve intelektuale. Nxënëse të shkëlqyera të institutit të cilave iu dha e drejta e studimit në universitetet italiane, si në rastin e Musine Kokalarit, apo Drita Kosturit, si përgjigje të emancipimit të tyre morën fatin që i përgatitën të tjerët, ata që në emër të barazisë së gruas dhe luftës kundër analfabetizmit duke shkatërruar modelet femërore paraardhëse.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.