Shkolla Teknike Harry Fultz
Shkolla Teknike Harry Fultz

Instituti Harry Fultz është një shkollë e arsimit të mesëm profesional në Tiranë, Shqipëri.

Shkolla u themelua në 1921, kur Kryqi i Kuq i të Rinjve Amerikanë themeloi Shkollën Profesionale Shqiptare, të parën dhe të vetmen në llojin e vetë për një kohë të gjatë. Ndër vite ajo do të njihet si Shkolla Teknike e Tiranës.

Një vit më vonë Harry Fultz erdhi nga Chicago dhe zëvendësoi drejtorin Louis Mann Heron, i cili u kthye në SHBA. Fultz do ishte drejtori i Shkollës deri në 1933. Shkolla u shtetëzua ne vitin 1933 si rrjedhojë e influencës së madhe në shoqërinë shqiptare së bashku me shkollat e tjera të huaja në Shqipëri.

Harry Fultz
Harry Fultz

Në vitin 1947 shkolla mori emrin “Politeknikumi 7 Nëntori” duke ruajtur profilin e saj teknik. Ajo vazhdoi të përgatisë specialistë në fusha të ndryshme të ekonomisë përmes programeve të lëndëve akademike të gërshetuara me programet e punëve praktike dhe veprimtarive jashtëshkollore.

Në vitin 1992 Fondacioni Shqiptaro-Amerikan “Harry Fultz” u themelua në SHBA me kryetare zonjën Johan Fultz Khontos. Qëllimi i këtij fondacioni ishte mbështetja e shkollës për të ecur në traditat e Shkollës Teknike në Tiranë.