Në 26 Mars të këtij viti paradreke norën 10, u-inaugurua ura e Kamzës mbi lumin e Tiranës.
Në ceremonin e inaugurimit  muarën pjesë, Kryeministri z. Mehdi Frashëri, Ministr
i P Botore dhe zonja Naraçi, Kryetar i Bashkisë së Kryeqytetit z. Qemal Butka, Konsulli i Italisë në Tiranë, ingjinierët z. z. Zanrecoli, Belaviti, Noçka, Canobio dhe Haki Korça. Veç këtyre muarën pjesë përfaqësuesit e shtypit dhe një numur i madh katundarësh të katundeve të rrethit.

Fjala e Ministrit të P. Botore

Zonja Naraçi preu kordonin mes duartrokitjeve të gjëndjes dhe Ministri i P. Botore z. Ingj. Ndoc Naraçi mbajti një fjalim të bukur. Midis të tjerave tha:
Rrjeti i rrugave të Mbretërisë, me hapa të sigurtë, po vazhdon të plotësohet dhe të shpeshtohet.
Me inaugurimin e kësaj vepre sigurohet kalimi midis dy brigjeve të lumit të Tiranës, që deri sot lidheshin vetëm me një va të vështirë dhe të rrezikshëm.

Pastaj zotërija e tij analizoi konstruktimin dhe pjesët teknike të urës duke theksuar se kjo urë është në gjendje me i ba ballë çdo situate idraulike të disfavorëshme të lumit dhe u përgjegjet nevojave të një trafiku të randë dhe intensiv.

Dhe passi zoti Ministër falënderoi ingjinerat që kanë drejtuar punimet, duke përfunduar tha:
Me këtë rastë mendimi i jonë i përvujtun dhe mirënjoftës sjellet nga N. M. e Tij Zog 1, Mbret i Shqiptarvet, i Cili prej së nalti dhe me një interesim të nxehtë drejton dhe rregullon fatin e Atdheut tue i sigurue vendit një përparim më të naltë në lamën e civilizimit dhe begatisë. Rroftë Mbreti.

Fjalët e fundit të Zotit Ministër i mbuluan duartrokitjet frenetike të gjëndjes. Pas fjalimit të Z-it Naraçi, Kryeministri z. Mehdi Frashëri, u mbajti një fjalë katundarve që ndodheshin n`inaugurim, duke u treguar mirësitë e shkollës dhe të qytetërimit, të cilët e bëjnë patriot njerinë dhe i japin fuqi që të shkojë një jetë indipendente dhe të begatëshme.

Si është Ura e inauguruar

Ura e Kamzës ka një rëndësi të posaçme me që formon hapën e parë për çeljen e një rruge të re, e cila do të lidhë kryeqytetin, Urën e Zezë, Krujën dhe Shkodrën, duke shkurtuar rrugën e sotme për 10 kilometra. Kjo urë është projektuar prej zyrës teknike të ministrisë së P. Botore.

Përbëhet prej një travate me beton armee typ Gerber me 5 çelje. Gjatësia e saj është 104m dhe gjerësia 5m veç trotuarëve. Eshtë llogaritur për kalimin e njëhershëm të një cilindri prej 18 tonelatash dhe një sasije kompakte njerëzish.

Punimet ishin filluar prej firmës Brida-Vincenzi, e cila kishte bërë krahët, këmbët dhe një çelje Gerber. Për një kohë, për arësyena financjare, punimet u pezulluan dhe pastaj rifilluan me sipërmarrjen e firmës Ing A. Pilika dhe Xh. Kadesha me drejtor punimesh Ingj. Antonio Canobbio. Ura e inauguruar do të vihet nënë kujdesjen direkte të Ministrisë së P. Botore.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.