Sod hapa ruznamen (ditarin) qi pata gjet me i sapet t’harrum, perfun ca xuleve me i bodrum m’Ibe. Ishte meshjtell me i kafife kuqerremte, ngjyr sheqe ene fort e but. Sa e mura m’dore m’ra kjo resmja, u habita fort Vallahi!

E mura, e rrasa m’hejbet, shpejt e shpejt m’araba ene u nisa per m’shpi. I dhosh selom robt t’shpise ene birden u mulla m’doet me kenu keq hikjaje dylberash.

Safhat (faqet) nuk i kenojsha por i hajsha. Kallcojte per jeten e perditshme m’Elbason ene me boni pershtypje hikajeja e Goni Ages me Ismeten.

Goni Aga, qe zotnia Martaneshit ene shiste salep ene boze sa m’Tirone, sa m’Elbason. I dit, kur pat shku m’Elbason me cu salep sa qe ul m’kahve pat pa Ismeten. Amon mo sa i pelqeu, i ron syte mrapa saj. Ju afru ene i tho:

  • Merhaba o tranafil i Elbasonit, si t’qujne?
    Ismetja ul kaptinen gjith torb ene i kthe xhevap:
  •  
  • Ismete Gjarpni, rri me shpi m’kala, njit me porten.
  • Shume pa m’pelqeke Ismete, a je e martume ti?
  •  
  • Jo Gani aga, nuk jom e martume. Jom fillikat me ket dynja. Punoj si cenije m’tabakane.
    Ganise i shkelyn syte ene tha me vete. “Jom qi jom, pse mos te elenisem icik una knej ka nohija elbasonit apo si qekon kto elbasonllijet si ballakume.”
  •  
  • Hajde dalim i foto bashke Ismete! – i tha Gonija, dojte t’ja kallxojte m’kulle burrave per hikajet e tij m’Elbason.
  • Lepe efendi! – ju pergjij Ismetja.
  • Shkun te foto Llambo i grek qe pat qejf me nejt m’Elbason ene hala se dijme pse, thon se vdiste per i goc, Dervishin.

Gonija i hudh doren ne qafe tu ja kalu ka vithet, syte i majte hap tu i zgurdullu ene tu menu far lloj gjonash.


– Po luj re bab – ja kthe Llambi – se njele si i nrim, kaq qe resmja: 10 grosh.
– Ismete – i thot Gonija – sa pare do me u shtri m’karjollt me mu ene me shkryth kto kocka?


– Dy gjela efeni!
– Pak si shtrenjte e paske pazarin po qefi me paret bohet kshu spo ta prish. Qe paret ene hec e shkojme.

U futen mrena te shpija Ismetes ene kjo mylli dallapet me perde t’errta ene e boni erresine krejt. Gonise s’ju duru ene shpjet e shpjet hoq brekushet.
– Zhvishu ne tina Ismete!

Gonia i avitet ka mrapa ene e shtreno te gjoksi. “Uff sa lesh paske, te knoqke, te make nrofet m’dimen. Ah sikur te vijshe atje m’Martanesh, sa merdhifim noten. Kthehu ne me perqafo” – i thot omel omel.
Kur Ismetja e perqafo, Gonija stepet ene me i zo qe i dridhet e pyt: Ismete a je femen me gjith men a po ca?


Ashtu ne erresine mne driten e nje kanili te venitun qe nuk bojte shume drite, Ismetja me nje zo kumbues e te frykshem, i kthe xhevap: Pse ca halli kishe tina se ca jom una? Dojshe me u shtri me mu, nje ku jemi! Mos me boj kakardhia ene mos ma caj shume trapin. Mylle gojen ene me shtreno fort.

Gonija bo me ja math kur dy dur te fuqishme e kapin ka mrapa. “Nje ku me dole ne shteg mer bukurosh!”

Syte e Ismetes perendun kurse Gonija klithte prej sikletit. “Mos me shume xhibla se ta mora shpirtin, kujt ja kape sumen atje te llambo ti, mu e? E di tina qe jom gamor e modhe una, te shkelyj si pul mer dreq Mos bertit mo se te bona sishqebab!”

Masi u shfry mire e mire, po i perkedhelte mustaqet. “Sa buze te bukra ke Gani, me pas kom per te puth pra.” Gonija ishte tmerru nuk dinte se ka me ja majt! Sa pa qe Ismetja u hutu icik, mori xulet, ene dul prej porte me vrap.

Gjith xhadja zu me qesh. – E hongri nje njoni te Ismetja tha Moli Cufit, po e shkruj ne ket hikaje ne ryzname ene po i njis onash foton qe paten bo bashke te Llambo.

SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.