Nga Gen Frashëri

Gjate nje diskutimi ne nje tavoline me tironas per personalite te harruar, te zhdukur, te papermendur me dashje per arsye politike (komuniste) qe kontribuan dhe dhane gjithcka per Tironen dhe ceshtjen kombetare dolen qe ishin te shumte.

Nje nga keto eshte Hysref Bej Frasheri.Besoj qe shume veta as e kan degjuar madje disa do ngaterrohen edhe per shkak te mbiemrit.Hysrefi nuk njihej si Hysref Frasheri por si Hysref Beu, i cili thirrej dhe nga personat me te medhenj ne moshe dhe ne pozicion.Ai ishte i biri i Mehmet Bej Frasherit, vellait te vogel te vellezerve Frasheri (Abdylit, Sherifit, Naimit, Samiut dhe Tahsinit) dhe i biri i Vesime Toptanit ( e bija e Seremedin Toptanit si dhe motra e Murat Bej Toptanit dhe Refik Bej Toptanit).Por kush eshte Hysref Beu?

Ai lindi ne Cenekkale (Turqi) ne vitin 1898 kur i ati i tij ishte i interrnuar atje bashke me Murat Bej Toptanin per ceshtje patriotike qe synonin shpalljen e pavarsise se Shqiperise.Pas disa vitesh ne vitin 1908 e ema e tij Vesime Toptani kthehet me djalin e tij Hysrefin dhe te bijen e saj Irfanen perseri ne shtepine e tyre ne Tirone, pasi bashkeshorti i saj Mehmet Beu po vuante nje denim tjeter ne burgun e Samsunit( Turqi afer kufirit me Rusine) perseri per ceshtje patriotike.

Pas pak vitesh ai bashke me djemte e dajes se tij femijet e familjes Toptani nisen per ne Vjene ku regjistrohen dhe vazhdojne studimet qe nga kolegji e deri ne perfundimin e universitetit.I apasionuar pas bimeve dhe kafsheve ai mbaron studimet shkelqyer per Agronomi ne Vjene.

Pasi mbaron studimiet ne moshe fare te re rreth moshes njezet vjecare ai niset vullnetar ne ceten e Vlores me ne krye dajen e tij Refik Bej Toptani ku moren pjese mjaft djem tironas.Me pas ai vendoset ne Kamez ku zotronte nje toke te madhe dhe e ktheu ne nje ferme mjaft moderne e cila u mboll me peme frutore nga me te ndryshmet e cila me vone furnizonte tregun e Tirones ku nje nam te madh moren dhe pjeshket e Kamzes.Po ketu ai ndertoje nje piste hipizmi ku ai shpesh ushtronte kete sport dhe kishte ne pronesi kuaj nga rracat me te pastra te cilet kapnin shifra marramendese ne ate kohe.

Tirone,fundi viteve 20’
(Majtas)Hysref Frasheri, (ne mes) Vesime Toptani (motra e Refik Bej dhe Murat Bej Toptanit, mamaja e Hysrefit ne foto),(djathtas) Emine Toptani (vajza e Zija Bej Toptani, bashkeshortja e Hysrefit ne foto) bashke me femijet.
Dale ne shtepine e Kamzes,Tirone ku u strehuan dhe u shpetuan hebrenjte gjate luftes ndaj nazisteve dhe u strehuan afrikanet e pare qe hyne ne Shqiperi.

Nje tjeter pasion i tij ishte piktura, te cilat ne ekspoziten e vitit 93’ ne Tirone u vlersuan maksimalisht, vepra ne akuarel ku shumica e temave ishin monumente dhe pjese te qytetit te Tirones, por gjithashtu karikaturat thumbuese qe shfaqte Tironen e dy pjeseve ate aristokrate dhe popullore ne nderthurje mjaft fine.Gjithashtu zoteronte edhe pese gjuhe te huaja.

Xhamia e Sulejman Pashes, Tirone 
Pikture e realizuar gjate viteve 30’
Autori: Hysref Frasheri

Ne vitin 1927 ai behet pjese e Keshillit Bashkiak te Tirones deri ne vitin 1939.Gjate ketyre viteve ai qe dhe zevendesues ne dy periudha te ndryshme ku posti i kryetarit te Keshillit Bashkiak si dhe Kryetarit te Bashkise ishin bosh.Ai punoje per Tironen me ndershmeri dhe njihej si nji nga intelektualet me me ze te kohes, njeri i urte, punetor dhe respektonte kedo.

Karikatura e meposhtme eshte pikture origjinale Hysref Frasherit, realizuar ne vitet 30’ ku shfaq dy krahet e Tirones, nje zonje aristokrate Tironase qe udhton me pajton i cili drejtohet nga nje zotni Tironas me veshje tradicionale.

Karikatur e aktualitetit te asaj kohe ne Tirone e ralizuar vitet 30’
Autori :Hysref Bej Frasheri ( piktor dhe anetar, kryetar i keshillit Bashkiak dhe i Bashkise Tirone kohen e Mretnis)

Hysref Beu gjate luftes hapi deren e shtepise duke rrezikuar jeten e tij dhe te familjes duke strehuar familje hebreje, nje gjest qe karkaterizon tironasit per hapjen e portave dhe qe u vlersuan nga gjithe bota duke ngritur ne pjedestal emrin e qyetetit te Tirones per kontributin e tij dhe familjeve te tjera tironase.Gjithashtu porta e shtepise se tij u hap dhe per strehimin e afrikaneve te pare qe arriten ne Shqiperi.

Hysref Frasheri , anetar dhe kryetar i Keshillit Bashkiak te Tirones ne vitete 1927-39
Dale ne Tirone 1930 me makinen e tij tip Ford Model A Cabriolet dhe me veshje kombetare

Edhe pse zoteronte prona te shumta ne Tirone si gjysma e Kamzes, Adjutantura Mretonore rruga Carnarvon, vilat mbi Shkollen e Kuqe, gjithshtu mjaf te tjera qe tashegonte nga ema Vesime Toptani dhe nga gruaja e tij Emine Toptani( bark tjeter nga e ema) si prona nga rruga e Elbasanit, Namazgjaja, Akademia Shkencave e perreth, Hamalle e disa shtepi ne Tirone ai qendroj i thjeshte, miqesor me te gjithe duke kontribuar si per qyetitin ne forme intelektuale e po ashtu finaciare.

Zoteronte qe ne vitin 1930 nje makine tip Ford Model A cabriolet te cilin e perdori vetem per arsyje politike gjate takimeve ose paradave, ndersa familja e tij nuk hypi kurre pasi sic trgonte i biri tij i vinte turp sepse jo te gjithe kishin makine dhe nuk donte qe ai tu ekspozonte shume dhe kishte deshire te ishte i barabarte me te gjithe.

Hajri dhe Hysref (stergjyshi)
Ulur, e ema e tyre: Vesime Toptani ( motra e Refik dhe Murat Toptanit,katragjyshja ime)
Viti 1906

Me kalimin e kohes kete makine e braktisi ne nje lum pasi e perdori pothuaj fare.Persona te tille e shume te tjere mund te jetonin kudo neper bote dhe qytetet me te pasura europiane por zgjodhen te jetonin, punonin me ndershmeri dhe ndjenje atdhetarizmi ne Tirone ku dhe u ndane nga jeta.Por pse u venit emri i tij gjate kohes?

Shume e thjeshte, sistemi komunist i mori gjithcka, perfundoje ne kasolle, u internua sepse sic dihej ishte dhe Frasherlli dhe Toptans. Alergjia per mbiemrin Toptani dhe si djali i xhaxhait te Mid’hat Frasherit skishte si te ndodhte ndryshe….

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.