Hysen SHARRA
Hysen SHARRA

Hysen Sharra lindi më 15 nëntor 1935 në Tironë, ku kreu edhe shkollën e mesme në Teknikumin e Fizkulturës. Më 1969, diplomohet “mësues i edukin-zit fizik” në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike (sot Akademia e Edukimit Fizik dhe e Sporteve) “Vojo Kushi”. Më këtë profesion ka punuar në disa shkolla të qytetit të Tironës, përfshirë edhe ato ushtarake.

Të dhënat fizike dhe talenti i Hysenit shkëlqyen jo vetëm në sportin e notit, ku ai rrëshqiste dhe notonte bukur që kur ishte i vogël, por më shumë në atë të boksit. Në garat dhe kampionatet e ndryshme, Hyseni ka përfaqësuar klubin e atëhershëm sportiv “Puna” dhe më vonë atë Partizani”.

Gjatë karrierës së tij në boks, për aktivitetet kombëtare, është shpallur nëntë herë kampion i Shqipërisë dhe ka fituar dhjetë herë kupën e Republikës. Eshtë fitues edhe në spartakiadën e parë kombëtare (1959).

Hyseni konkuroi me sukses edhe në arenën ndërkombëtare. Me ekipin përfaqësues të boksit ka zhvilluar me dinjitet pesë ndeshje të peshës së rëndë, ndër të cilat më e bukura ishte ajo ndaj hungarezit Janosh Granosh. Në lojrat ndërkombëtare të ushtrive të bllokut të lindjes, të zhvilluara në Lajpcig të Gjermanisë më 1958, me KS “Partizani”, dhe në lojnat e GANEFO-s, të zhvilluara në Xhakartë më 1963, me ekipin përfaqësues, ai mori dy medalje bronxi.

Në sportet e ujit (not dhe vaterpol), të cilave nuk iu nda asnjëherë, ai ka dalë dy herë kampion kombëtar në garën e stilit shpinë (1951 dhe 1952). dhe është shpallur shtatë herë kampion kombëtar në vaterpoll (prej 1953 deri më 1969). Ka fituar në anketën ”10 sportistët më të mirë të vitit 1957“ të gazetës ”Sporti popullor“.

Për meritat dhe vlerat e tij ka titullin ”Nderi i Sportit Shqiptar” dhe është dekoruar me ”Medaljen e Punës” dhe Urdhërin “Naim Frashëri” të klasit III.

U nda nga jeta më 9 Shtator 2016

Burimi: Shoqata Tirana

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.