MET BEGA
MET BEGA

Met Bega (1946–2015). Aktor. Lindi ne Tirane, me 7 gusht. Qysh heret u dallua per prirjet e tij te natyrshme kah humori, duke qene i aktivizuar ne levizjen teatrore amatore te qytetit te lindjes.

Talenti i tij natyral e solli ne menyre organike ne skenen e Estrades se Tiranes,  si aktor profesionist. U be i njohur me shume role te luajtura ne kete estrade, si dhe ne Estrada te tjera te vendit, ne ekranin e televizionit etj.

Vecanerisht i suksesshem ka qene ne njemendesimin e disa tipave e karaktereve nga shtresat e uleta e te perbuzura te shoqerise, me interpretimin e disa monologeve me tem ate nddryshme sociale, sikurese edhe me dialoge te luajtur se bashku me aktoren Marjana Kondi.

Aktrimi i tij ka spikatur per ngjyrimet e theksuara burleske, per bufonaden, tejzmadhimet dhe karikaturizimet e sjelljes se personazheve, per te foluren karakteristike, te pershpejtuar e ritmike. Ka nje mimike e plastike komike shprehese.

M.Bega ka interpretuar edhe ne 5 filma, ku ra ne sy me rolin e te porsamartuarit te Dy here mat (1986), Lames te Tela per violin (1987), kusheririt te Stola ne park (1989) etj. Më pas aktori Met Bega u bë pjesë e një formati humoristik në televizionin “Tirana Tv”.

Aktori i mirënjohur Bega ka marrë disa çmime, mes tyre urdhrin “Naim Frashëri i Artë” në vitin 2010. Met Bega nderroi jete me 21 prill 2015 pas nje beteje te gjate me semundjen e Parkinsonit. Ai e perjetoi kete beteje me optimizem, ashtu si te gjithe jeten e tij. Simptomat e para te kesaj semundje aktori i mirenjohur i ndjehu ne vitin 2010, por me kalimin e viteve gjendja e tij shendetesore nisi te perkeqesohej.

Burimi: Aktoret Shqiptare

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.