Kur kom le un, halla, qi e kishte burrin sekretar partie, deshta me ma vu emnin Përparim. «Sepse ka lindur në këto vite të një përparimi të pashembullt », kishte thonë halla, qi e kishte ndrru ene të folmen. «Jo ! kishte thonë Nondaja, çunit do t’ja vemë emnin Artur, për ner të Artur Shopen Hajrit ». Nondaja vdiste për Shopen Hajrin. E lexote tinës kur bote gjellën se ja kishte nalu Tata.

T’gjithë m’thrritshin Turi (O Turo hajde, mër trap !), vetëm Nondaja m’rriste Artur (Artur, hajde ke Nondaje se kom bo petlla !).

Ate ditë qi rashë ka hurmi Shabonit ene thyva komën, t’gjithë fillun me m’thrrit Turi Vajes. ( « Kishte ra Turi Vajes ka hurmi Shabonit» ). Nondaja u bo zeher. I kishte shku emri Shopen Hajrit kot. Qysh prej asaj dite, nuk e lexoi mo Artur Shopen Hajrin. I hudhi librat n’gjiriz.

Kur i tregova dëftesën time mush me pesa e gjashta, psherëtini fort, ene tho : « S’ke çi bojsh! Ka iherë jeta osht e vështirë… Tallet me ty, si era me gjethet e vjeshtës». T’u puprriqte mishi kur e nigjojshe.

Mu sa herë qi m’thrrasin Artur, m’kujtohet Nondaja, ene filloj me qa. Herën e funit kur e kom nigju emrin Artur ishte kur shkova me votu. Ishte i rob atje qi kur hudha voten, tho : « Artur Muçmolla votoi. »
-Jo mër vlla, i thosh, mu m’qujnë Turi Vajes. Mos m’ngatrro me nai malok qi ka zbrit nishti n’Tironë.


-More zotëri, m’tho ai robi, E keni të shkruar në pashaportë. 
Kur pashë pashaportën me resmen time, s’po i besojsha syve. Ishte e shkrujtme :
Emri – Artur
Mbiemri – Muçmolla

Mirë emri, po kur shkojshim me Nondajen n’pazar me ble zarzavate ajo i thote kat’narve: « M’bo ene i kile mollmuça ».
I thojsha Nondajës : Pse i thu mollmuça ene jo muçmolla? 
-Artur, o trap, m’thote Nondaja, kom gjithë ditën qi boj me hogër e me pi për dymdhetë Muçmollë, ti shtoj vetes ene nji kile, veç me vdek !

Ishte shumë filozofe Nondaja ime. E kishte bo jeta, po ene kultura. Sa here bote japrakun knote arien e Violetës. Kur i vete gurin sipër japrakve para se me vlu, e shifsha qi mshite lotët me cepin e marhamonit. Eh…

Ehhhh,… quelle époque! Quelle époque épique!

Shkrimtari Ylli Demneri

Mor nga muri në FB i shkrimtarit Ylli Demneri