Nuk kishin kaluar as dy javë që Tirana gjendej krejtësisht në duart e komunistëve, kur në derën e komandës së forcave partizane, u paraqit një grua e veshur krejtësisht me të Zeza.

Truproja e ndali dhe e pyeti se kë kërkonte. “Dua të takoj komandantin tha ajo, – për të sqaruar një problem”.
Dhe pse e bënë që të priste paksa, gjithsesi, e lejuan të hynte në zyrën ku ajo e njohu menjëherë bashkëqytetarin e saj, B.B.

“Përse ke ardhurt” – e pyeti ai me tonin e ashpër të një zëri të vrazhdë. “Kërkoj tim shoq, – u përgjigj ajo’ – Një patrullë partizane erdhi e mori natën më datë 2 nëntor. Thonë se e kanë v rarë. Të paktën më tregoni se ku e ka varrin. Vetëm këtë desha prej jush”. Pas kësaj kërkese më se njerëzore B.B. iu hakërrye: “Dashke edhe varrini Shko e gjeje”

Dhe varri i oficerit Hasan Nasuf Dine nuk dihet ende edhe sot e kësaj dite se ku është. Ai u lind në Maqellarë të Dibrës në vitin 1906, në një familje të njohur që gëzonte respektin e të gjithë banorëve të asaj treve me tradita atdhetare. Të pesë djemtë e familjes, Fiqiriu, Fuati, Esati, Hasani e Dilaveri kishin një ideal të përbashkët: nacionalizmin shqiptar, për të cilin ato kishin dhënë besën dhe ishin përbetuar se do t’i kushtonin jetën.

Hasani fillimisht studion në shkollën amerikane të mekanikës bujqësore në Kavajë. Por pas përfundimit me sukses të saj, ai preferon të vishet ushtarak dhe shërben për disa kohë në Ushtrinë Kombëtare, deri në çastin kur niset me studime jashtë shtetit në Itali.

Pas mbarimit të studimeve me rezultate të mira në Akademinë Ushtarake,
kthehet në atdhe plot forca e energji për të punuar pa u kursyer për kombin. Dhe ishte ky një obligim më se normal, që ishte trashëguar brez pas brezi në familjen Dine.

Ndër vite të parët e kësaj familjeje kishin luftuar me pushkë në dorë dhe
kishin derdhur gjakun në mbrojtje të lirisë e të sovranitetit të Shqipërisë, duke luftuar me vendosmëri kundër bandave shoviniste serbe.

Ndaj nuk ishte aspak e rastësishme ajo trokitje natën vonë në derën e shtëpisë së oficerit të devotshëm, Hasan Dine. Madje nuk është edhe aspak e rastësishme që ia zhdukën edhe varrin.

Kaq shumë u bindeshin komunistët shqiptarë urdhrave të ustallarëve serbë, të cilët përfitonin ndërkohë të lanin disa hesape të vjetra, me ata që u ishin bërë barrierë e pakapërcyeshme qëllimeve të tyre shoviniste.

Shkëputur nga libri ” Tirana e Përgjakur” me autor Bedri Alimehmeti “Mjeshtër i Madh”

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.