Haki Tefiku lindi më 1880 në Tiranë. Mbaroi arsimin e lartë në Stamboll, në Shkollën e Lartë
Administrative “Mylkie”. Më 1906 vjen në Shqipëri. Në vitin 1921 ishte prefekt i Elbasanit.

Më 27 prill – 10 nëntor 1921, Sabri Tefiku emërohet nënprefekt i Tiranës (”Shkumini”, 18
nëntor 1921). Pas largimit nga Tirana shkon prefekt në Elbasan. Por kjo detyrë nuk do t’i zgjasë shumë pasi në qeverinë njëditore të Qazim Koculit më 6 dhjetor 1921, ishte ministër i Arsimit. Në qeverinë pasardhëse të Hasan Prishtinës, 7 – 12 dhjetor 1921, ishte ministër i Punëve Botore.

Sabri Tefiku në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923 ishte sekretar i përgjithshëm i grupit të “Xhoka”-s. Më 1 maj 1924 ishte përfaqësues i Prefekturës së Tiranës në mbledhjen e opozitës në Vlorë. Gjatë qeverisjes së Fan Nolit ishte sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Po në këtë kohë u bë ndër themeluesit e Partisë Radikal Demokrate, ndërsa gazeta “Xhoka” u bë organi zyrtar i partisë. Pas rënies së qeverisë së Nolit, emigroi jashtë Shqipërisë.

Vdiq në Turqi më 1958.

Burimi: Tirana, Prefektët dhe Nënprefektët e saj 1912-2017 me autor Gazmend A. Bakiu & Kastriot Dervishi
Të interesuarit për librin mund ta blejnë edhe nëpërmjet faqes Tirona, na shkruani në [email protected] ose na dërgoni mesazh në facebook.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.