GRAT E KATUNIT NE DAPALAVORA - Tregim nga Mustafa GREBLLESHI
GRAT E KATUNIT NE DAPALAVORA - Tregim nga Mustafa GREBLLESHI

Qyqja, qyqjaja! hej Zot na ruj ment e kres. Për shpirt Pigamerit, s’osht kallaj me shkru rrtiklla. Kush ka vak me njef qimet e pastiqes ’ne me shti xhint m’ gastaret. Hele no grat
mo qi imi msu veç me dy gjona: o me u ly e zhgërry m’ pasqyrët, o me nejt gjith ditën ke caroni hinit.

Kini për t’ thonë ju a kalamoja: po tina a Hallë, macahere, amon ç’ shkrujshe
rrtiklla! Ehuha, hiku ai vakt qi hajte daci petlla. Sod ja kimi mrri qometit: kabilisen po hajmë njoni qetrin.

Una, mre çuna, u plaka mo. S’jom as për gazetë as për far gjoje. Dinjollikun e gëzofshi ju. Ilaqim, ’ne kët sira do t’ju boj me qesh. Ene çer t’ qeshmje, me lot e me qyrra (me nerë jush). Hem me qesh hem me qa. Kshtu e ka qo jallone: sillet vërdaull si tarraxhile. Kujt ju mushte menja se e thyjnë xëverkun taljont aqi kallaj?

Nejse.

I vdekmi nuk shahet. Ene una s’po i shajë. Veç du t’i përmen ’ni herë budallalliqet e atyne.

Ju e mani men mirë se sa na shkelën vatonin, s’pritën as i dekik po shpejt façizmin m’ Tironë, m’ Nurrës, m’ Vilonë e ku jo. Gjith ditën u folte veç façizëm, po se çere osht ky façizmi (a burrë a gru) për hak nuk e dishim. Bile njoni pri Cacabeci kitojë se osht gjizë kur i tho tyxharit: – Shoko, m’jep tre grosh façizëm! – Ku kom mrë una façizëm – i ktheu xhevapë bakalli. – Nji mre plot fëçinë – tho qetri tu i sgurdëllu syt gjizës. Hala se paske morë vesht tina se avropjont ja kon nërru emnin gjizës-a!

S’kishim faj për kët qillë! No t’ shkretët njifshim sall Mretin t’onë ’ne bajrakun Kuq e Zi. Ku dishim no Viktor Taravel, Likor, Mllaselim e bilmemne?! Una sall ’i herë zbrita m’ Tirone ’ne pri asaj dite s’ja pash mo bojën katër vjet! Larg qoftë! Se ç’kom pa aca dite, ja gallxofsha notës vorrit. Kishte ardhë Konti Çiona ’ne Kont Caraci për t’nageru façizmin. Katunarët q’i kishin pru me zorr, gërtnushin t’ shkretët sa fëqi kishin:

Coni, Coni, Coni!

Caraci, Caraci, Caraci!

Me kto llafe m’ kapi Ceni jonë për ferexheje:

Halle, a e di tina si i kon bërtit njonit m’ Nurrës? Rroftë Daut Taraveli!

Çere ishte ky me Ceno, Viktor Taraveli vetë-a?

Jo mri Hallë jo. Ky ishte ministri i filoncës: Thaon de Rivel. Ky, qi thu tina a Halle, qe nis për Tironë. Mirpo kur nigjojë se si ja shtremnunë emnin, i hypi tajares ’ne hiku.

Sa si sa m’ mromt m’ Vilëz, bona nijet me nejt m’ katun, larg e më larg façizmit. Hallbuqi ’ne m’ katun s’ na lon rahat. ’I dite gjele, palaku katunit, na mështullë top e garru mull ke fusha xhomisë ’ne atyna na boni me ditë se mos yleje do t’u fërmojt-e dapalavorja.

Ç’do me thone dapalavore, a Berhim aga – e pytëm no.

Eshedybila, mri motra ’ne una s’e di. quymeti m’dho urdhën me i mështjellë grat e katunit ’ne me i thonë se mos dreke bohet dapalavorja.

Kur me vërtë, ’i çikë mos iqinije, ja mrrinë i varg trompilash. Nalunë mu ke xhomija. Zbritën ’i dinjo gra t’ veshme me futa t’ zeza tipki stërqoka.

Ç’jon mri kto kshtu? – pytshim njona qetrën.

Karnavale mri motër, nuk i shifni-a? – tho Zyrja Hirit.

Estrafkurulla! – ja priti Xheja. – Karnavalet jon m’ Shënrë e jo m’ behar!

Uu! – bërtiti Xheja – ktyne ju kon vdek burrat, përnej jon vesh me t’ zeza!

Pësho mi tarallake, – i thosh una – po buzët pse i kon ly me dy gisht kërmiz t’ kuq?

Me kto llafe, njona, ajo mo plaka ( ’ne qo me buzë t’ kuqe e me zhivë m’ basyrët) hypi m’ sofërllikt xhomisë, ’ne majti nytk:

Salute al Duçe!

Rroftë Mllaselimi! – bërtiti palaku katunit ’ne pri herë qeleshja bardhë i flirojë m’ hava.

Mllaselimi, Mllaselimi! – bërtitëm no t’ gjitha. (Mllaselimi, gjetë rafmet, ka qenë palak katuni sod e izet vjet m’ Vilëz).

Plaka qi ishte si nona votrës, vëzhdojë:

Italja façista e ka salvato Shqipninë. Voj (ene ufëll) o xhentilisme sinjore di Vilza, duhet t’ja dini për nerë Mllaselimit. (Plaka kishte pas ditë ’ne ship) sod po inogërojmë m’ Vilëz, m’ kët kasaba historike qi e desh fort, mu si zjermi m’ gji, Liktori, dapalavoren. Dapalavorja ka për t’ju bishtu pri fukarallikut ’ne pri njoroncës. Ju kini për t’ kënu mitep taljonçe, kini për t’ mësu ’ne me prë e me qep. Huha! Xhenet, xhenet! Veç boni deo Mllaselimit, Caracit ’ne Conit!
Si ju duket qo punë? Ç’thu ti mri nonë? – e pyeti Xhejen.

Una – tho Xheja – jom pri herë me Kalanë e Përtrelës. Kom pa me kto syt e mi, Syrbin, Taljen, ]unonin ’ne Nemsen. Nj’ ashtu si hiku Syrbi e ]unoni, kon për t’ hik ’ne taljont. Ju faltë Zoti na leni m’ hallt t’onë. S’ka ç’na duhet ne as mitepi as gjergjefi. Ne na rroftë gamori druvet!

Me t’u xë plaka qi ç’ke me ’te.

-Ju nuk e dini se façizmi osht i omël! – gërthiti.

I omël-e? quja! Demedë façizëm i thonë hasudes! – i thojshin gratë njona qetrës.

Mos m’i bo drutë e gjata, u nrë’ i taljone mi tefterë m’ dorë ’ne i pyti gratë nji ka nji për emnin, moshën, zanotin e qerë. T’ parën m’ pyti mu:

Si t’ qujnë?

Reme.

Kur ke lë?

S’ maj men.

Si s’ma men?

-]o. S’ maj men.

Po kët xhevap i dhon t’ gjitha gratë.

Plaka me futë t’ zezë e me buzë t’ kuqe, para se me hik, m’u afru ’ne m’ pyti:

Ju katunarët nëkohi fort pri hajdutvet. Po nështina qi kini milicinë si shko gjetsija?

Shumë mirë – i thosh una – se t’ gjithë hajdutët, laparakët ’ne edepsizët u veshën milic. Njelsha que, kimi ra rahët no ene pulat!

Mikeshat u xenë kaqi fort sa hikën pa e inagëri dapalavoren.

Publikohet për her t`par në faqen Tirona

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.