Grabitja e Arit ne Tirone
Grabitja e Arit ne Tirone

Tironsit prej vitesh ishin marrë me tregti dhe ishte krijuar një traditë e mirë në këtë drejtim, ku tregtia dhe puna e ndershme ju kishte krijuar mundësi të mëdha fitimi. Mirëpo kjo gjë nuk ju pëlqente pushtetarëve të rinj, të cilët e grabitën popullin të gjithë në përgjithësi. Nuk lanë këtu manash edhe tironcit, të cilët kishin vënë rezerva të mëdha ari në monedha.

Më poshtë do të gjeni një listë me ata që e paguan rëndë gjatë regjimit komunist dhe kështu u shkatërruan familjet tironse vetëm pse kishin vënë pasuri me djersën e ballit dhe punës së ndershme në tregti. Regjimi komunist hartoi ligjin e “Tatimit të jashtëzakonshëm” me të cilin grabiti të gjithë tregtarët e ndershëm kudo ku ishin, kështu në listën e poshtme do të gjeni 46 subjekte tregtare për një shumë 112.469.828 franga ari.

Një shumë e jashtëzakonshme edhe për sot, e jo më për atë kohë. Ironia më e madhe ishte se nga ky zullum e pësoi populli, i cili nga ana tjetër vuante zinë e bukës në ato ditë kur tregtarëve iu sekuestruan me miliona franga ar e mijëra kuintalë drithë.

Ndër qytetet që pati numrin më madh të familjeve të grabitura ishte edhe Tirona. Brenda pak ditësh nga dalja e “ligjit të tatimit të jashtëzakonshëm”, Komisioni Tatimor i Tironës hartoi listat me viktimat e tij. Në gazetën “Bashkimi” të datës 22 mars 1945, botohet lista e familjeve që ishin caktuar për t`u grabitur nga regjimi komunist.

Kjo listë shoqërohej me disa të dhëna në lidhje me “fitimin gjatë luftës”, shumën për t`u tatuar si dhe me tatimin e vërtetuar. Më poshtë po botojmë listën e familjeve si dhe “tatimin e vërtetuar”.

-JA CILAT FAMILJE U GRABITËN TË PARAT NË TIRONË

  • 1-Vllazën Kazazi……………………….16.430.000
  • 2-Vllazën Çoka………………………….14.990.000
  • 3-Murat Begeja & vëllezërit…………5.774.000
  • 4-Hysen Ali Mehmeti……………………3.902.000
  • 5-Osman Vaqarri…………………………..1.440.000
  • 6-Besnik Tugu…………………………………614.000
  • 7-Ramazan Konçi………………………….1.946.268
  • 8-Ymer & Sali Beqiri……………………….614.000
  • 9-Sadik Kazazi………………………………..398.00 0
  • 10-Abdulla Turkeshi……………………..2.433.200
  • 11-Ismail Fortuzi…………………………….224.000
  • 12-Qamil Dibra…………………………….1.870.290
  • 13-Bijtë e Gaqi Oparit…………………….371.000
  • 14-Manol Kume……………………………6.832.400
  • 15-Vllazën Tase…………………………..3.974.000
  • 16-Jusuf Kruja………………………………3.830.000
  • 17-Vllaznia Mehmeti………………………..126.000
  • 18-Ramazan Zdrava………………………….130.850
  • 19-Halit Mani………………………………….143.00 0
  • 20-Vath Baroni………………………………..130.85 0
  • 21-Abdulla Alliu & nipat………………….163.250
  • 22-Mehmet Tugu…………………………..2.750.000
  • 23-Mezini & Kasmi………………………….126.800
  • 24-Qamil Hoti………………………………….264.50 0
  • 25-Hysen Drishti……………………………..143.000
  • 26-Filip Korra……………………………….2.259.00 0
  • 27-Fetah Kasmi………………………………..126.800
  • 28-Mustafa Kasmi……………………………224.250
  • 29-Vllazën Loxha…………………………….749.000
  • 30-Ramazan Berberolli……………………..622.100
  • 31-Mersin Konçi……………………………..668.000
  • 32-Sefedin Zhubi……………………………..159.200
  • 33-Qamil Zhubi……………………………….203.750
  • 34-A.Qoshja & I.Deliu…………………..1.566.000
  • 35-Mehmet Kasmi & vëllezërit……….830.000
  • 36-Vëllezërit Dushi……………………..1.606.320
  • 37-Gjon Laca…………………………………..884.0 00
  • 38-Vllazën Spahija………………………….325.250
  • 39-Kasmi & Ferra…………………………….252.250
  • 40-Iliaz Dajçi…………………………………..126. 800
  • 41-Xhevat Gabeci…………………………….830.000
  • 42-Xhundi Sheko & bijtë…………….27.950.000
  • 43-Pashuk Bib Mirakaj………………….1.755.000
  • 44-Xhemal Begeja……………………………143.000
  • 45-Ibrahim Begeja…………………………1.440.000
  • 46-Qamil Shtiza………………………………126.000

Shuma gjithsej e “tatimit të vërtetuar” 112.469.828 franga ari

Përgatititi për faqen Tirona: Roald A. HYSA

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.