Gojard Cerga
Gojard Cerga

Gojardi që i përket brezit të tretë të familjes së ardhur në Tironë, ka lindur më 16 shtator 1943. Pasi kreu fakultetin e mjekësisë në vitin 1966, ku mori diplomën ”mjek i përgjithshëm” emërohet në spitalin klinik nr. 1 të Tironës ku, për dy vjet (1966-1968), Specializohet për anatomi patologjike.

Me` tutje është pedagog i kësaj lënde, në katedrën e anatomi-patologjisë dhe mjekësisë ligjore të fakultetit të mjekësisë (1974-1995); një vit emigrant në Angli (1995-1996); drejtues i klinikës ”Palton” dhe anëtar i Komisionit të Shërbimit Civil i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë (2000-2005). Gjatë karrierës së tij, ka kryer disa kualifikime: nëntë muaj (1972) në Kinë për fushën e histokimisë; tre muaj (1993) në Londër për hematologji; si edhe mjaft takime pune (në periudha të ndryshme), të organizuara në Kore, ShBA etj. me homologët e ShBA, Francës, Anglisë, Polonisë, Spanjës etj., për fushën e statusit të nëpunësit civil.

Si pedagog i fakultetit, Gojardi, veç leksioneve në Tironë, i ka dhënë ato edhe në Universitetin e Prishtinës (1977-1980) dhe ka drejtuar për shumë vite specializimin mjekëve dhe laborantëve të anatomisë patologjike. Ai është bashkautor në pesë tekste për studentët e mjekësisë dhe të stomatologjisë, nga të cilët ”Morfologjia patologjike”, 1975,’ ”Anatomia patologjike”, 1981 etj., dhe në pesë monografi, nga të cilat dy si autor ”Punksionbiopsía e mjekësisë”, 1982 dhe ”Intoksíkacíonct nga monoksidí i karbonit dhe fosforoganikët”, 1982,.

Ndër vite, ka realizuar 105 punime: artikuj shkencorë të botuara në revistat tona BShM, ”Shëndetësia Popullore” etj dhe të vendeve të huaja; referate; studime të ndryshme; oponenca e reçensa artikujsh, tekstesh, disertacionesh, titujsh shkencorë etj..

Në angazhimin e tij, ka organizuar konferencën e parë të anatomopatologëve të Shqipërisë dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare të mjekësisë, ku në tetë prej tyre ka paraqitur materialet vetjake studimore, sikurse edhe në konferencat dhe seminaret e organizuara në vendin tonë për problemet e lidhura me nëpunësin civil.

Eshtë anëtar i Shoqatës Europiane për Studimin e Mëlçisë; i asaj Botërore të Shkencave Ligjore etj.. Nga Qendra Biografike Ndërkombëtare ka marrë titullin ”Njeri i shekullit 21″ (2001). Instituti i Biografive në Amerikë e ka zgjedhur në Bordin Kërkimor dhe Këshillimor të ShBA (2001).