Gisht i Helmuar - Tregim nga Abdyl Bakiu
Gisht i Helmuar - Tregim nga Abdyl Bakiu

Atë pasdite vere, Fatime Daja, tiransja e vjetër, po festonte shtatëdhjetëvjetorin e lindjes. Dhoma e madhe e shtëpisë ishte mbushur me pesë femijët e saj me bashkëshortët dhe plot nipa e mbesa. Tavolina e ulët drejtëkëndshe dukej sikur s’po i mbante dhuratat e sjella: triko, çorape, fustane dite dhe nate, pantofla, zarfe me para, kuti me embëlsira e plot tufa lulesh. Luletia kishin sjellë nipërit. E ulur në një poltronë klasike, e gjërë dhe më e lartë se niveli i karriges ajo dukej si monarke.Në fakt e tillë kishte qenë. Katër vajzave u kish ndenjur në kokë si çekan, nuk i kishte lejuar të shkonin nëeskursion jashtë Tirane me shkollën, shkonte e i justifikonte vetë tek mësuesit. U kishte vënë orar fiks për ardhjen në shtëpi dhe përgjonte me kujdes çdo ndryshim të tyre fizik, në sjellje, veshje e gjeste. Nuk pranonte ti fuste në punë po mos të gjente punë me një turn. Nata është e huaj dhe nuk dihet se çfarë sjell, thoshte shpesh ajo. I fejoi të reja, njera pas tjetrës dhe i deklaronte fisit: po të rrëshqiti vajza nga duart kthehet në gjarpër e hajde ta kapësh, tani të bëjnë ç’të duan me burrat e tyre. Kurse me djalin kish qenë tjetër gjë. I lindur vitin e shtatë pas vajzës së fundit djali ishte bërë gëzimi i shtëpisë.I jati s’kish lënë kuç e maç pa mbledhur në darkën që organizoi në baçen e madhe të shtëpisë.Të bëje djalë pas 4 vajzave ishte fitore shumë e madhe për psikologjinë e kohës. Kushërinj, krushqi, komshinj, shoqëri pa fund, përmbi 300 vetë, dasëm e kaluar dasmës, me dy orkestra deri në mëngjes. Fatimja me djalin sillej ndryshe, i plotësonte çdo tekë dhe e mbante o kalakiç e përmbi qafë deri kur shkoi në shkollë. Kur u bë për eskursion jashtë Tirane jo vetëm që nuk e pengonte por i mbushte xhepin me para, fshehtas të tjerëve dhe i thoshte “t’u bëftë dita njëmijë, por kujdes mos thyesh ndonjë këmbë a dorë nëpër gurët e Dajtit”. I jati nuk flinte po mos të kthehej ai në shtëpi dhe mbushte sytë me lot kur i biri debatonte me ndonjë komshi për punën e frutave të vjedhura të bahçes apo ndonjë tulle të hequr. “Do burrë shtëpia!” i thoshte tëshoqes dhe mbushej me krenari për këtë kënaqësi që i jepte ai, gjë të cilën s’do ta kishte sikur tëkish pasur edhe 10 vajza.

Vitet në diktaturë ecnin lodhshëm.Tre vajza mbaruan shkollat e larta, kurse djali, Arbeni, mezi arriti të mbarojë gjimnazin.Pas shërbimit ushtarak filloi punë si pompist në një nga ndërmarrjet e kryeqytetit. Ai u martua dy vjet pasi i vdiq i jati dhe të gjithëve u kish mbetur peng se shpesh ai thoshte: “Martohu o djale, bjerenusen në shtëpi se atëhere do të vdes i qetë”. Po fati nuk të pyet e të ndihmon kur do ai.

Nusja e Arbenit lëvizte sa andej këtej nëpër shtëpi, i kishin zbarkuar kunatat me gjithë burra se kish sebep të fortë e prandaj donte të dilte e nderuar. Në guzhinë shtroi për të rriturit kurse në verandën e gjërë për fëmijët. Djali i madh i vajzës së madhe, student në juridik, hiqte e vinte nga një manjetofon , kaseta me këngë tëvjetra popullore që i pëlqenin aq shume gjyshes. Vajzat e vogla mbushnin dhomën me tullumbace e zbukurime të ndryshme. Kur filloi darka uronin e puthnin gjyshen “U bëfsh njëqind” Ajo ledhatohej, por i thoshte atyre ”Ç’dua unë e mjera të rroj aq shumë apo të më fusni në kaçile. Rrofshi ju se mua më mbyti diabeti”. E kish zbuluar sëmundjen qysh para dhjetë vjetësh dhe me atë fillim i kish zbatuar porositë e mjekut por qe lodhur nga ai vullnet i hekurt dhe i ishte nënshtruar tundimit të ushqimit të saj tradicional: mish, yndyrë, brumëra, byrek, petulla, limonata, fiq e rrush. Mezi lëvizte e flinte shumë gjumë. E megjithatë djali mundohej t’ja lehtësonte duke e nxjerrë shëtitje apo duke e bashkuar me plakat e lagjes.

Kur nga kulmi i darkës u krijua një lloj pauze, vajza e dytë Drita, më e shkathëta e familjes ia priti:
– Mami, shtëpise sonë po i vjen era pallat shumëkatësh. Më ka pyetur sot në punë një që merret me ndërtime.
Të gjithë panë nga nëna duke ndalur ngrënjen. Ajo ishte pronarja e vetme se shtepinë ia kish dhuruar i shoqi që në gjallje. 1200 metër katror truall ishte një bazë e mirë apartamentesh për të gjithë.Ndryshe nga të tjerët, Arbeni shihte të motrat.Shumë të interesuara ato prisnin një fjalë nga nëna e tyre.I cemboi në zemër.Disa nga shokët i kishin thënë që motrat e tyre nuk i kishin kërkuar pjesë prone.Kishte menduar të njëjtën gjë edhe për motrat e veta. Por po e shihte me sy që ishte gabuar, madje do ndodhte e kundërta, ato nuk do ja falnin. Tradita e Tiranës e në përgjithësi e Shqipërisë së mesme ishte tëmos të kërkonin pjesëtë prindërve sidomos tek shtëpia kur ajo kishte djalin brënda. Kishte tetë vjet që kishte hyrë demokracia e të gjithëmotrat ishin rregulluar, madje më mirë se ai dhe shpresat ishin që të bëhej edhe më mirë akoma.
– Vajzë, kur ti vijë dekiku do të bëhet edhe ajo punë – iu përgjigj asaj
plaka, përgjigje e cila ishte edhe për tjerët dhe ngriti gotën e saj me ujë të gazuar. Të gjithë rendën ta toknin me të.

E megjithatë s’vonoi shumë dhe në derën e shtëpisëuparaqitën ndërtues e sekserë. Një pjesë e tyre vinin të shtyrë nga motrat. Ato nuk e ngacmonin direkt të vëllanë se u vinte zor se nëna ishte gjallë, por ishin të sigurta se do të merrnin pjesën e tyre. Arbeni i priste të gjithë shumë mirë, bisedonte gjatë por prishej vetëm për përqindjen e shkëmbimit për pjesën e familjes. E kish vendosur ta shtynte derisa të gjente një zgjidhje tjetër. Erdhi e u dobësua, u bë më i heshtur e i menduar dhe sillej rreth gjykatës, që ishte tek rruga e Durrësit ku kontaktonte me avokatë e noterëpër të marrë informacion. E shoqja e kuptoi e para këte ndryshim dhe kur e pyeti ai ja shpjegoi këtë shqetësim. Gjeti solidarizim të menjëhershëm e të fortë nga ajo e cila i thoshte: “ Sot kemi pesë dhoma e verandë, kemi bahçe të madhe, nesër do përfundojmë me një apartament dy dhoma e një guzhinë, do na zihen fëmijët” Ajo ia futi xixat më keq. Një natë i vërshoi mendimi nëse duhej t’ja hapte bisedën tëjëmës që ajo t’ja dhuronte atij të gjithë shtëpinë.Ia tha mendimin të shoqes. Ajo brofi në këmbë dhe me një siguri të brëndshme, i tha:

  • Mos e bëj kurrë atë gabim. Do zhgënjehesh. E kam dëgjuar disa herë
    me veshët e mi kur nëna ka thënë” S’kam ç’i lë vajzave. Të paktën të marrin nga një apartament kujtim nga unë” Jo.jo, as mostë të shkojë mëndja t’ja thuash.
    Pas dy javësh, kur e jëma nuk ndjehej mirë, Arbeni hyri në mesditë në shtëpi i qeshur dhe shoqëronte një grua të tridhjetëepesat. E jëma bëri të çohej por e sapoardhura i kapi duart, e përqafoi dhe i tha:
  • Jo, nuk bën kështu menjëherë, duhet ta mësosh trupin – plakës iu bë qejfi
    shumë nga qëndrimi i kësaj gruaje.
  • Nënë, e di kush është kjo? Roza, një shoqja ime e gjimnazit, e mban
    mënd, ka ardhur njëherënë shtëpi kur kam festuar tëtëmbëdhjtëtvjetorin e ditëlindjes – Plaka ngriti supet e puliti sytë.
  • O bir ti tani po mbush 36 vjeç, e ku ta mbaj mënd unë këtë Rozën që me
    sa shoh qenka grua shumë e mirë. Unë tani kam filluar të harroj.
  • Sot e takova rastësisht, pimë kafe e biseduam gjatë. Edhe unë s’e kisha
    parë prej shumë vjetësh. Kur më tha se ishte doktoreshë diabeti dhe se punonte në Gjermani u ngrita në këmbë në lokal dhe brita: “Më shpëtove nënën” Kjo ka shtatë vjet në Gjermani dhe mjekësia atje është aq lart sa mjekësia jonë duket kot. Kanë teknologji të lartë e ilaçe të mrekullueshme.Kurtëshpoj dorën për të matur diabetin mua më dhimbsesh në shpirt.Kurse mjekësia gjermane ka një aparat me bojë që s’ka nevojë të shposh dorën e të nxjerrësh gjak. Lyen gishtin me bojën e saj, e vendos mbi një copë letër dhe ajo e gjen menjëherë me një aparat tjetër se sailartë është sheqeri.

Nëna shikonte edhe e kënaqur edhe e habitur, herë djalin e saj dhe herë doktoreshën. Thellë në zemër u ndjeshumë e përkëdhelur dhe e kënaqur nga impenjimi itë birit. Gruaja nuk nxitoi dhe e pyeti gjërë e gjatë për sëmundjen dhe habitej për shkeljet e shumta që kishin ndodhur dhe iu tha se tani e tutje do ndryshonin gjërat. Nxorri nga çanta katër si stilolapsa, tre letra të bardha formati dhe i tha plakës të zgjaste gishtin e mesit. Plaka veproi siç tha ajo. Gruaja leu gishtin dhe ia vendosi në fund të letrës së bardhë. Pa u nxituar, mori stilolapsin tjetër e shtypi në një buton të vogël dhe ajo nxorri një fashë drite të verdhë, të ngushtë dhe e përqëndroi mbi vulë gishtin. Pasi e pa mirë nxorri një bllok dhe bëri një shënim.

  • Tani do të bëjmë edhe dy të tjera, se të dhënat bashkohen dhe dilet në
    konkluzion – tha doktoresha.Ja leu përsëri gishtin dhe e vendosi në letrën e dytë pa harruar të fuste në çante letrën e parë. Kësaj radhe përdori aparatin e dytëicili nxorri një dritë vjollce.Pasi e pa me vëmendje gjurmën e gishtit bëri përsëri shënimin në bllokun e saj.Futi letrën e dytë në çantë, leu gishtin për herë të tretë e pasi e vendosi mbi letër përdori aparatin e tretëqë kësaj rradhe kishte një fashe dritë blu e pasi e pa, bëri shënimin në bllokun e saj. Pastroi tavolinën, duke i futurnë çantëletrat dhe aparatet e nxorri një libër më shumë tabela e ballafaqoi të dhënat e marra në bllok me tabelat që kishte ky libër.

  • Me sa shoh ti nuk ke ngrënë ushqim sot dhe sheqerin në gjak nuk e ke
    shumë të lartë por përseri je larg asaj që duhet. Pikërisht këtu do të përqëndrohemi ne në dhënien e ilaçeve. – plakashihte e habitur dhe drejtoi vështrimin nga i biri icili deri në atë moment nuk ishte ndjerë fare, por kur nëna e pa, bashkoi gishtin e mesit dhe atë tregues me gishtin e madh dhe itundi disa herë për ti treguar me gjest kuptimplotë nënës së tij se “kjo qenka doktoreshë për kokë të doktoreshës”. Doktoresha nxorri një bllok recetash, e mbushi dhe ja dha Arbenit duke ithënë se këto ilaçe duhej ti merrte tek farmacia gjermane e duke mos harruar që të respektoheshin sasitë dhe oraret pikë për pikë se ndryshe nuk arrihej rezultati që donin.
    Plaka porositi nusen e djalit per t’i bere dreken gati doktoreshes.

  • Jo,jo ju falenderoj nga zemra! Tani, nënë, të më falni mua se kam goxha
    punë e megjithë dëshirën time nuk mund të rri më shumë- Nuk e la plakën të ngrihej, e përqafoi e i tha se kur të vinte herën tjetër nga Gjermania do ta vizitonte prapë e plot buzëqeshje e mirësjellje doli nga dhoma.Arbeni e përcolli. Matanë portës, jashtë në rrugë gruaja e pyeti Arbenin
  • E sigurtë që mamaja ka përdorur gjithmonë gishtin e mesit për të
    zëvendësuar firmën e saj
  • Po -i tha ai kam parë me dhjetra herë kur e shoqëroja për të marrë
    pensionin
  • Epo mirë- vazhdoi ajo. Mendoj se gjithçka kaloi mirë dhe nënas’kuptoi
    asgjë. Pasdite eja në zyrën time, merr dy kopje letrash, një mbaje në shtëpi dhe me tjetrën apliko nesër për kalimin e pronës në emrin tënd në zyrën e regjistrimit që e ke në katin e dytë tek gjykata e për dhjetë ditë maksimumi do e marrësh vërtetimin e pronësisë e po e darovite punonjësen mund ta japinsot për nesër. Në atë moment Arbeni u kujtua, nxorri një zarf nga xhepi dhe ja dha gruas në dorë.Ajo e futi ne cante pa u ndier.

Gruaja s’ishte gjë tjetër veçse një notere. Arbeni, pas shumë bisedash me të kish gjetur gjuhën e përbashkët dhe mënyrën e veprimit me nënën. Aparatet që lëshonin dritë s’ishin gjë tjetër veçse aparate lazeri që shiteshin tek tregu dhe tërinjtëiblenin për të luajtur me efekte dritash me njëri tjetrin. Aplikimi u bë, regjistrimi u krye dhe Arbeni e futi vërtetimin e ri të pronësisë me emrin e tij thellë në një nga vendet e fshehta në shtëpi. Ilaçet e tjera erdhën, Arbeni u mundua t’ja jepte rregullisht por gjëndja e plakës vazhdoi të rëndohej dhe pas dy vitesh ajo vdiq.
Ca kohë pas vdekjes motrat u bënë më të guximshme dhe filluan ta ngacmojnë vëllanë e tyre për të vepruar dhe të vendoste për të ndërtuar në pronën e tyre, në rast të kundërt do të veprionin vetë se ato ishin katër kundër njërit.

Një pasdite tek kishin dalë të pestë në njëlokal me lulishte për kafe-bisede dhe pasi ato e kishin ngritur me forcë këtë çështje Arbeni u thotë atyre:

  • Po pse nxitoni, unë dua te gjej një firme të fuqishme, të marr shume dhe
    t’ju jap edhe juve.- Ato mbetën të habitura nga këto fjalë, panë njëra tjetrën dhe lëshuan pyetjen:
    – Ç’është kjo, do na japësh edhe neve, ne na takon njëlloj nga prona e
    nënës?

  • Po ju e dini që nëna më ka patur kanakarin e saj, më ka dashur shumë
    dhe një ditë më tha: O bir, gocat, shyqyr zotit janë mirë. Ti je më keq nga ato se më mban mua dhe të gjithë njerëzit që vijnë të më takojnë. Je harxhuar shumë, ilaçe e doktoresha, e prandaj këtë shtëpi do ta gëzosh ti. Me ço një ditë tek noteri e ta mbyllim këtë punë pa ithënë gocave se do na mërziten. E kështu veprova se ashtu donte ajo – Motrat u çuan në këmbë e me gojë hapur mbetën sitëshastisura e pastaj iu turrën:

  • Gënjeshtar, mashtrues, ke fallsifikuar gjurmën e gishtit po ne nuk do të
    lëmë gurë pa lëvizur. Tani e tutje ke për të parë se çdo të bëjmë. Në burg kë për të shkuar së bashku me noterin – Arbeni iqetë në dukje tha gjakftohtë:

  • Bëni ç’të doni, verifikoni çdo gjë por kjo që them unë është e saktë.
  • Prej teje duam vetëm emrin e noterit ku ke bërë aktin e dhurimit se të
    tjeratizgjidhim vetë – tha njëra, e ai u tregoi jo vetëm emrin por edhe vendin ku ndodhej zyra. Ato u çuan të lemerisura nga sa dëgjuan dhe u larguan me shpejtësi pa e përshëndetur vellanë e tyre të vetem.

Të nesërmen i pari që hyri në zyrën e noteres ishte Arbeni dhe i tregoi për kundërshtinë e motrave. E ajo itha që të rrinte iqetë, se do ipriste ajo më së miri dhe do u tregonte se gjithçka ishte bërëkonform ligjit dhe s’kishte burrë nëne që do e zbulonte.
Pas ca kohësh Arbenit i erdhi njoftim nga gjykata penale për tu paraqitur për një çështje falsifikimi në bashkëpunim me noteren.Gjykata e zgjati ca kohë këtë process duke caktuar një ekspert. Përfundimi iekspertit ishte që gishtvula e plakës ishte origjinal i saj. Vajzat pezulluan çështjen duke kërkuar një tjetër ekspert.Si provëisollën pesëdhjetë fletët e përdorosë së pensionit ku ishte gisht vula e së jëmës, të marra pesëdhjetë muajt e fundit para se të vdiste nëna, në zyrën e tërheqjes së pensionit pranë sigurimeve shoqërore.Vendimi përfundimtar i gjykatës ishte se akti idhurimit është hartuar sipas formës së kërkuar nga ligji dhe se shenjat e gishtit të Fatime Dajës ishin origjinale të saj, duke mos pasur asnjë element të falsifikimit.

Edhe në gjykatën e apelit e njëjta gjë, ajo la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Te dekurajuara të katër motrat ju larguan vëllait njëlloj si djallit dhe që atëherë nuk ifolën më duke vazhduar të jetojnë në shtëpitë e burrave të tyre. Ndërsa vëllai tashmë ka dy dyqane të mëdha me qera, tre apartamente me qera, dy ikish shitur dhe një super apartament 180 metra katrorë ku jetonte vetë. Bredh me fuoristradë, shëtit majtas e djathtas brënda e jashtë vendit dhe nuk u flet motrave sikur mosti kish njohur kurrë duke uthënë të tjerëve “Po të trokasin në derën time s’do t’i lë pa gjë”
Drejtësia e vërtetë jo gjithmonë zbulohet nga gjykata.