Gazeta “Rrufeja”, që filloi botimin më 9 mars 1923, doli si botim personal i Jusuf Bankës. Ajo u përpoq të përfaqësonte e të mbronte interesat e opozitës parlamentare të vitit 1923.

Madje në një nga shkrimet e tij publicisti tiranas e thotë këtë edhe me kuptim të drejtpërdrejtë, me fjalët e mëposhtme: “Partia qeveritare kishte në dorë tri fletore dhe pothuaj gjithë shtypin e krahinave ndërsa partia kundërshtare ka vetëm “Rrufenë”.
Pozicioni opozitar, kritik i “Rrufesë” duket në të gjithë përmbajtjen e gazetës qysh nga kryeartikulli programor i numrit të parë, të titulluar “Hullija që do të ndjekim”, i cili i takon penës së drejtuesit të saj, Jusuf Banka.

Në të, ndër të tjera, shkruhet: “Populli asht tu vdek unit… Si me ja bo hallit? Duhet me punue! Prandaj kujdesi i parë i joni ka me qenë t’ja mushim mendjen popullit se pulat s’kane me flutru e me ardhë vetiu me na hye në gojë…”. Më poshtë autori e shtjellon këtë temë duke rrokur problemet kryesore me vështrim kritik, me një stil lakonik e gjuhë popullore. Rëndësi ka, shkruan Jusuf Banka, që secilit t’i jepet “ajo punë për të cilën asht pre…”. Në vijim e lidh problemin e punës me diturinë, arsimin, me nxjerrjen e ligjeve të drejta, të nevojshme dhe zbatimin e tyre.

Fryma kritike e “Rrufesë” mbizotëron madje edhe në rubrikat informative, në të cilët vendin kryesor e zënë ngjarje lokale dhe halle të banorëve të Tiranës.
Pasoja e kësaj fryme kritike opozitare bëri që edhe kjo gazetë të mos kishte jetën e gjatë. Presioni i qeverisë karshi shtypshkronjave bën që kjo gazetë të mos botohej më. Donin t’i mbyllnin gojën opozitës.

Burimi: Tirona Intellectum

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.