Galip Caushi
Galip Caushi

Lindi në Tironë më 21-2-1934. Ka arsimin e lartë, të përfunduar në IKLF ”Vojo Kushi”, me diplomën “mësues i edukimitfizik”. Si më e shumta e sportistëve të atyre brezave, edhe Galipi ka një fillim dhe përgatitje polivalente.

E nisi si akrobat (1951-1952); pastaj atlet me skuadrën “Spartak” i Tironës, ku në kërrcimin së larti ka zënë edhe vendin e parë, dhe notar me atë “Puna” e Tironës, me të cilin në kampionatin kombëtar ka zënë një vend të parë dhe një të dytë. Pasioni për futbollin ishte më i fuqishëm. Duke luajtur fillimisht portier, ai kaloi përfundimisht në këtë sport, deri në fund të karrierës së tij.

Në kampionatin e vitit 1952 luajti për skuadrën “Spartak” i Tironës, ku u dallua për lojë rezultative dhe cilësore, falë së cilës, te KS “Partizani” dhe te skuadra tjetër ushtarake e atëhershme “Luftëtari”, u aktivizua edhe pas kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Pas katër vjetësh (1958) kthehet me KS “17 Nëntori”.

Në detyrën e qendërsulmuesit, me të cilën ka luajtur vazhdimisht, i ndihmuar edhe nga shtatëlartësia e tij, ai dominonte sidomos në lojën e ajrit, rezultat i së cilës ishin edhe golat me kokë. Veç fuqisë fizike që e favorizonte në duelet e lojës, zotëronte edhe një teknikë të mirë të përdorimit të topit dhe të mbrojtjes së tij karshi kundërshtarit. Të gjitha këto e bënë Galipin pjesë të rëndësihme të ekipit.

Për cilësitë e tij, ka qenë gjithnjë i vlerësuar nga specialistët tanë të të gjitha niveleve. Dëmtimet muskulare, megjithë operimet e kryera, nuk e lejuan atë të bëjë një karrierë më të gjatë e më të suksesshme, madje deri në synimet e tij për ekipin kombëtar. Këto dëmtime u bënë shkas për largimin përfundimtar dhe para kohe të tij nga futbolli.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.