Mjeke te spitalit civil ZOG 1
Mjeke te spitalit civil ZOG 1

Mes njė reportazhi interesant tė vitit 1937 nė revistėn “Java”, bėjmė njė udhėtim nė spitalin “Zogu I” dhe maternitetin i cili u inaugurua nė po kėtė vit.

Eshtė larg asaj qė ndodh sot nė Qendrėn Spitalore Universitare, qė ėshtė pasardhėse e spitalit tė ndėrtuar nga Zogu. “Porsa tė hyjė njeriu nė spitalin “Zogu I”, ajo qė do t’i heqė vėrejtjen ėshtė pastėrtia. Por, pastėrtia kėtu nuk do tė thotė vetėm tė mos shohė njeriu tozėra dhe fėlliqėsira. Kjo pastėrti ėshtė nė ekstrem, ideale”. Kėshtu e nis reportazhin gazetari i “Javės”, duke vijuar se aq shumė e ndjente kėtė gjė saqė kishte frikė tė mos e bėnte pis atė vend.

Nė ato vite spitali kishte rreth 500 pacientė ēdo ditė dhe me gjithė kėtė lėvizje sėrish kishte pastėrti. Pėr ta mbajtur kėtė rregull, drejtori i spitalit, Sabri Teufik, kishte zgjedhur kėtė mėnyrė. Nė orėn 6 tė mėngjesit fillonte puna. Personeli, sapo tė hynte duhej tė nėnshkruante prezencėn e tij nė librin pėrkatės. Kryeshėrbėtori, qė sot ėshtė pėrgjegjėsi i sanitareve, bėnte njė kontroll tė personelit tė tij. Nė orėn 6:30 vinin motrat, tė cilat nė vitin ’37 ishin 16.

Nė orėn 8:30 pastrimi duhej tė kishte mbaruar dhe ēdo gjė tė ishte gati pėr ditėn e gjatė. Pikėrisht nė orėn 8:30 fillonin dhe operacionet e paracaktuara. Nga ora 9 deri mė 11 mjekėt kishin orarin e vizitave dhe pas kėsaj, ata largoheshin pėr nė ambulancat e tyre, pėr tė kryer vizitat pėr banorėt e lagjeve tė Tiranės. Gjithēka ishte e saktė. Nė orėn 12:15 tė mesditės, drejtori i spitalit, Sabri Teufiku, vizitonte tė gjithė pacientėt qė ishin sjellė nga ambulancat pėr t’u shtruar nė spital.

Ata qė ishin nė gjendje tė rėndė shtroheshin menjėherė, ndėrsa mė pak tė sėmurėt. Nėse nuk kishte vende, u caktohej njė datė pėr t’u paraqitur. “Por vetėm drejtori i spitalit inspekton? Eshtė edhe drejtori i pėrgjithshėm i shėndetėsisė, z. dr. Qemal Jusufati. Pa dijtur njeri gjė, dr.Qemali i hypėn automobilit dhe fap nė spital, inspekton tė tėra imtėsisht, por mė sė fundi e ndjen veten tė detyruar tė pėrgėzojė personelin pėr pastėrtinė dhe rregullin qė mbajnė”, shkruan gazetari mė 1937-n.

Nga Rezarta Delisula

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.