Flamur ZELA
Flamur ZELA

Flamur Zela ka lindur në Tironë, më 28.11.1929. Studimet e larta (1952-1957) i kreu në specialitetin ”Metodat gjeofizike të kërkimit e zbulimit te mineraleve të dobishme” të fakultetit të gjeologjisë të Universitetit Shtetëror të Moskës “Lomonosov”, në Bashkimin Sovjetik, ku, diplomohet gjeolog-gjeofizikan”.

Me urdhër të shtetit tonë, në vitin 1956 filloi studimet e larta (1956-1961) edhe për fizikën bërthamore, në fakultetin e fizikës të po këtij Universiteti, të cilat i mbaroi në 1961. Eshtë diplomuar në specialitetin reaksionet termoberthamore.

Në dhjetor të vitit 1961 u emërua pedagog në katedrën e fizikës të fakultetit të shkencave të natyrës të Universitetit Shtetëror të Tironës. Nga viti 1962 deri në vitin 1995 ka dhënë leksione të pavarura dhe ka udhëhequr seminare e laboratorë në lëndën e fizikës bërthamore dhe të fizikës së përgjithshme. Në vitin 1963 i drejtoi rektorit të Universitetit Shtetëror të Tironës një promemorie për ngritjen në vendin tonë të një institucioni bërthamor.

Gjatë vitit 1966 u specializua për një vit në Akademinë e Shkencave të Republikës Popullore të Kinës mbi akseleratorët elektrostatikë dhe për përdorimin e tyre. Kur u kthye në Shqipëri, drejtoi punimet për ngritjen, montimin dhe kolaudimin e pajisjeve shkencore e teknologjike të Institutit të Fizikës Bërthamore. Në vitin 1971 emërohet shef i sektorit të akseleratorit në këtë institut.

Është autor i pesë teksteve origjinale universitare, ndër të cilët Fizika bërthamore”, FShN, 1974, në dy pjesë: 236 fq., dhe 161 fq., etj; i një monografie (me dy bashkautorë), njëzet artikujve shkencorë të botuar në revista shkencore, dhjetëra referateve e kumtesave të pabotuara, pesëmbëdhjetë raporteve teknike, shumë artikujve e emisioneve shkencorë popullore, shumë oponencave e recensave për kërkim gradash të ndryshme shkencore. Ka udhëhequr aspirantë dhe shumë diplomantë. Është autor i disa programeve të kurseve universitare.

Ka qenë anëtar i shumë këshillave shkencorë të institucioneve të ndryshme shkencore.

Burimi: Shoqata Tirana

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.