Familja sportive METANI
Familja sportive METANI

Ne historine sportive te Kryeqytetit jane disa familje, kryesisht tiranase te cilat me te drejte per kontributin e tyre te madh e te trasheguar ne breza jane quajtur Dinasti..Keshtu mund te permendim me shume respekt e konsiderate familjet Mema, Nallbani, Hyka, Beliu, Alimehmeti, Tafaj, Kasmi, etj…

E natyrisht njera nder to..po kaq kontribuese ne sportin e bardhe e bluve nder vite.. e po kaq e respektuar eshte dhe mbetet Familja Metani…
I pari i tyre do te ishte Met Metani,,portieri i famshem i Tiranes se viteve 50 – 60..
E nis tek Puna e Tiranes per te luajtur me pas e mbrojtur porten edhe te Punes se Shkodres, Luftetarit te Tiranes e si per ironi te fatit ,,te vetmin titull kampion nuk e merr dot me ekipin e tij te zemres,,Tiranen..,por me Dinamon me 1951…

Duke qene shume kurioz te njihesha me kete figure vertet emblematike ju luta Besim Voglit babait te shokut tim te ngushte ne vitet 80.Benit,,qe te me njihte me te pasi ai e kishte mik te ngushte e te afert e sa here binte biseda per historine e Tirones ai nuk e hiqte nga goja ish portierin e saj,,,nder me te miret sic thoshte ai,,,Metin…
Dhe ai ma plotesoi deshiren…Nje pasdite , pikerisht tek kafja ku banakiere ishte e shoqja e tij Lirika..aty ku kendezohet pallati ne forme L-je tek Postiqja..u takova per here te pare me portierin legjendar te Tiranes Met Metanin..

I qete, i thjeshte, i edukuar, i urte e teper i komunikueshem e modest si dhe nje njeri qe foli pa u lodhur per shoket e tij te ekipit nder vite dhe asnje fjale per veten e tij …keshtu e fiksova ne memorjen time ate njeri qe fillova ta respektoj edhe me shume nga sa kisha degjuar te flitej e shkruhej per te..

Por familja Metani dukej se ishte gatuar te zjente nga sporti..Aty jeta nuk mund te kuptohej pa futbollin..dhe dukej se i jati i tyre kishte planifikuar qe mbiemri Metani te rronte vertet gjate ne historine sportive te Tiranas se tij te dashur..

I pari nga djemte Luani ose Ili sic e njohin te gjithe do te shkelqente tek Shkendija per te ardhur me pas ne origjine,,tek Tirona,,aty ku ju punonte zemra dhe shpirti si familje,,Me 1982 do te ishte nder me te miret ne formacionin bardhe e blu..ku ate edicion do te bente realitet enderren e te jatit,,duke u shpallur Kampion me fanellen Bardhe e Blu..
Me pas rradha i vjen nje tjeter talenti te Metaneve,,,Blerimit .Ai luan ne fillim tek te rinjte e Tiranes, me pas tek Shkendia e per ta mbyllur karieren tek Shkumbini i Peqinit..
Nderkohe Altini …do te veshe fanellen e te rinjve te Tiranes duke mos shkuar me tej e duke mos dashur te provoje me ekip tjeter,,largohet nga futbolli pikerisht atehere kur premtonte vertet mjaft..

Rradha i vjen Agronit,,,qe si te tre vellezerit e tjere edhe ai starton me te rinjte e Tiranes e me pas luan per nje ekip simpatik te asaj kohe,,Naftetarin e Kucoves..
I kam njohur nga afer te gjithe Metanet,,familjarisht…Djem te mrekullueshem e miq te rralle ,,qytetare dinjitoze te Kryeqytetit e sportiste pasionante, korrekte e teper te perkushtuar. Njerez te urte e te thjeshte qe sic thone vete tiranasit,,shifnin punen e hallin e tyre pa i rene kurre me qafe njeriut..

Me 2003 i jati i tyre ,,i miri Met Metani u largua nga kjo bote por gjithesesi la pas nje pasuri sportive e njerezore per qytetin e klubin e tij te zemres qe meriton vertet respekt e admirim te vecante..

Dhe ”makineria sportive ”..Metani duket se nuk ka ndermend te shterre kurre..Ajo vazhdon te prodhoje e vazhdon te percjelle brez pas brezi traditen e nisur nga babai e gjyshi Meti gati 9 dekada me pare..

Tashme eshte djali i Blerimit ,,Ronald Gercaliu …i cili do te befasoje gjithkend me paraqitjen e tij te shkelqyer me nje nder ekipet me te zeshme te Europes,,,Austrine e Vienes,,per te cilen luan plot sukses per disa edicione rradhazi..E ne kulmin e tij Gercaliu- Metani..JR. ..do te veshe edhe per 10 ndeshje fanellen e Perfaqesueses se Austrise ,,,te asaj kombetareje per te cilen kane shkelqyer R. Sara, Krankl, Pezzei, Prohaska, Shakner etj etj…Dhe si per te cuar ne vend nje lloj amaneti te Gjyshit , Babait e te familjes se tij , Gercaliu- Metani.. vendos te veshe fanellen e Bardhe e Bluve ku edhe kerkon te mbylle karieren e tij sportive.

Nderkohe Agroni,,ashtu qete, pa zhurme e pa buje i dhuron klubit te zemres nje talent te rralle ne basketbollin e femrave,,te bijen e tij Merlinen…Pasi luan nje 5 vjecar tek Tirana ajo tashme mbron ngjyrat e Studentit ku serisht eshte nje nder me te mirat e ekipit te saj…

Ashtu sikurse Portieri Met Metani,,dikur do ta linte porten e bardhe e bluve ne duart e sigurta te nje tjeter tironasi,,,Bujar Tafajt…e ashtu sikurse Ili..me pas do te kthehej ne krye te pankines se Tiranes si Trajner i saj…ashtu duket se edhe brezi tjeter i ri i Metaneve nuk ka ndermend te largohet prej origjine,,,Tirana eshte e mbetet foleja e dashur sportive e tyre,,Klubi qe i rriti e i edukoi., klubi i Babait e Gjyshit te tyre te respektuar e qe ka nje vend te vecante ne historine e tij 96 vjecare ,,duket se do te mbetet perjetesisht dashuria e perjeteshme e familjes se respektuar sportive Metani…

 

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.