Kalaja e Prezës ( Burimi i fotos: Davecio në Flickr)
Kalaja e Prezës ( Burimi i fotos: Davecio në Flickr)

Familja e vjetër Preza erdhi nga Preza dhe ndërtoi këtu në vitin 1686. Në kufi me vilën e dr.Ashtës, kalonte dikur rruga e vjetër që përcaktonte tokat e Zenel Beut (Preza). Këta kishin ndërtuar shtëpitë përpara se të ngrihej xhamia e Zajmit (1770) dhe ajo e Berxollit ngritur më vonë nga Sulejman Berxolli. Shtëpitë e tyre tashmë janë shembur, e në vend të tyre tani po ngrihen pallate të reja dhe shkolla me emrin E. Preza.

Selimi që mbante emrin e të atit, vrarë nga Toptanasit për çështje pronësie, me mbështetjen e Bushatllinjve vendoset në Tiranë, në këto troje, fqinj me Tafajt. Selimi kishte djalë Zenel bej Prezën, i cili rrojti 104 vjeç, vdekur më 1924, një burrë i gjatë, veshur me fustanellë, i pashëm dhe merakli pemësh frutore.

Ai në oborrin e shtëpisë kishte mbjellë gjithfarë varietetesh. Merrej me administrimin e pronave dhe e kishte kthyer kopshtin në një parcelë frutash të veçanta. Shaqiri, një nga djemtë e Zenelit, babai i studiuesit Abedin Preza, ishte anëtar i Këshillit Bashkiak në kohën e Zogut, i pasionuar pas gjuhëve të huaja. Ai fliste italisht, arabisht, turqisht, frëngjisht, gjermanisht.

Prej tij, Abedin Preza mori shtysë për t’iu futur me zell studimit të gjuhëve, veçanërisht për t’u thelluar në italishte, ku arriti të hartojë disa fjalorë shqip-italisht, t’i botojë dhe ribotojë ato. Në dy takimet e fundit që pata me të, ai më dhuroi vëllimin “Poezia shqipe” të përkthyer shumë mirë në italisht. Abedin Preza është Laureat i Kalorësit të Solidaritetit nga Presidenti i Republikës Italiane, Xhorxho Napoletano. është fitues i çmimit “Nositi” nga “Poeteka” si përthyes.

Edhe i biri, Ervini, ndoqi traditën e të atit në italisht dhe anglisht dhe po ecte shumë mirë, mirëpo vdekja tragjike, duke qenë drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, e ndërpreu jetën e këtij talenti. Por, në familjen Preza shquhen shumë intelektualë dhe profesorë, mjek si radiologu Krenar Preza, inxhinieri i hidrocentraleve Enver Preza, prof.Hektor Preza që jep mësim Fizikë-Kimi në Romë, Sair Preza farmacist në Vareze, Shyret Preza ekonomiste etj.

Në shtëpinë e Prezave ka jetuar gjeneral Gilardi, kur u vra në vitin 1935. Aty dëgjohej tingulli i telave të një violinçeli që prekej me virtuozitet nga harku i një gjermani që banonte me qira. Ali Duma, prestigjatori i Estradës së Shtetit ishte dhëndër i kësaj familjeje dhe banonte në shtëpinë e tyre. Në trojet e Prezave u ndërtua shkolla “Et’hem Toto”. Në vitin 1939, italianët ndërtuan aty barakat për karabinierë me kuaj, pastaj erdhën karabinierët këmbësorë. Mbas çlirimit aty u ngrit Kursi i Shoferëve dhe tash sa vjet është shkolla “Partizani”.

Publikohet për her t`par në faqen Tirona

Burimi Aheng Tironas

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.