Faik Bregu

U lind më 25 tetor 1884 në Libohovë. Arsimin fillor e mbaroi në Libohovë, ndërsa gjimnazin në qytetin Ajdi të Perandorisë Osmane. Mbaroi Universitetin e Drejtësisë së Stambollit në degën civile, më 12 tetor 1910. Në vitin 1913 ishte anëtar i komisionit të posaçëm qeveritar për kthimin e pasurive të shtetit.

Duke qenë gqutar paqtues në Tiranë burgoset nga rebelët, në maj – nëntor 1914. Pas lirimit shkoi në Kavajë ku ushtroi profesionin e avokatit deri në vitin 1920. Më 17 korrik 1920 është anëtar i gquit të posaçëm të Tiranës. Më 26 nëntor 1920 u bë kryetari i Gjykatës së Fillimit në Shkodër. Më pas, shërbeu prokuror i Gjykatës Ushtarake që dënoi kryengritësit e marsit 1922.

Faik Bregu ishte nënprefekt i Tiranës më 29 qershor 1922 – 16 gusht 1923 (“Dit’ e re”, nr. 17, 6 korrik 1922). Këtë detyrë fillimisht e ushtron zëvendësisht, ndërsa dekretohet më 28 shkurt 1923. Më 11 gusht – 11 tetor 1923 ishte zëvendësisht prefekt i Vlorës. Më 18 prill 1926 dekretohet kryetar i Gjykatës së Tiranës. Dhe një vit më vonë po me të njëjtën cilësi e gjejmë në Shkodër. Pas largimit nga kjo detyrë emërohet nënprefekt në Mat në vitin 1927, por pushohet në mars 1930 pas t’ia lënë vendin Lele Koçit (”Gazeta Shqiptare”, 9 mars 1930).

Më 20 gusht 1935 dekretohet anëtar civil suplementar pranë Gjykatës së Posaçme për Faje Politike. Më pas ushtron profesionin e avokatit dhe dekretohet ndihmësanëtar i Këshillit të Shtetit, detyrë që e kryen deri në pushtimin fashist të vendit.

Më 13 prill – 11 gusht 1939, Faik Bregu mbahet i burgosur nga autoritetet fashiste, dhe më pas internohet në Kolfiorito të Itali. Lirohet më 1942 por me detyrim paraqitje në kuesturë. Si shumë nënprefektë dhe prefektë të të tjerë, kaloi jetë të vështirë pas vendosjes së regjimit komunist.

Vdiq në Tiranë më 2 dhjetor 1972 (të dhënat e tjera nga e bija e Faik Bregut, Drita Angoni).

Shkëputur nga libri: ““Tirana, prefektët dhe nënprefektët e saj 1912-2017” me autor Gazmend Bakiu dhe Kastriot Dervishi. Faqe 56.

Përgatiti për faqen Tirona: Olsi Ferazini