Fahrije Hoti

Fahrie Hoti, ky emër i madh i sportit shqiptar, ka lindur në Tironë më 12-8-1948. Ishte një vajzë trupbukur, shtatlartë dhe me të dhëna të mira fizike, me prirje sportive dhe që mund të luante në shumë sporte.

Në moshë të re trajneri i volejbollisteve të KS “Tirona”, i nderuari Thanas Mitrushi, e afron në ekipin e të rriturave, ku shumë shpejt bëhet pjesëtare mjaft aktive dhe e rëndësishme e skuadrës.

Në karrierën e saj l8vjeçare në volejboll, ka shënuar vetëm suksese. Për këtë flasin 30 trofe, kampionate dhe kupa, të fituara me skuadrën e zemrës, të cilën ajo e drejtoi edhe si kapitene. Në ekipin kryeqytetas e më tej, talenti Hoti, shkëlqen plot autoritet edhe në 24 ndeshjet ndërkombëtare.

Nga kjo rrugë e gjatë dhe e bukur për Fahrie Hotin mbeti kujtesë sidomos ndeshja e fituar ndaj Turqisë, pas së cilës u kalua për në gjysëm finalet e kupave të Europës. Por, kjo rrugë kishte edhe rastet e vështira. Fahrija i përgjigjet nevojës së ekipit, kur për turneun e përfaqësuses sonë të volejbollit në Kinë, lë për disa kohë foshnjen e saj në duart e së motrës.

Fahrije Hoti vdiq shpejt nga një sëmundje e rëndë. Por ajo mbetet e paharruar se ishte një talent i jashtëzakonshëm dhe një. sportiste e kompleluar, që i shërbeu volejbollit modern të vendit tonë. Bashkë me Ela Tasen (që, gjithësesi luajti me një ekip më të plotë), si nivelet më të larta të volejbollit të femrave, mbesin modele dhe objektiva për të gjithë volejbollistet shqiptare. Trajnerët e KS ”17 Nëntori” dhe të ekipeve kombëtare që kanë punuar me të flasin edhe sot për vlerat e saj të gjithanëshme.

Fahrija ishte e kompletuar, sa në teknikë aq edhe në kërcyeshmëri dhe në forcë, sa si pasuese, aq edhe si një shutere e rrallë. Duke u bërë shembull edhe për shoqet e veta, ajo, në të gjitha ndeshjet vinte në shërbim të ekipit krejt bagazhin e saj dhe deri në mobilizimin maksimal. Pa praninë e Fahries, ekipi i volejbollit të KS “Tirona”, për femra nuk do të arrinte ato rezultate të lavdërueshme dhe nuk do të krijonte atë traditë të shkëlqyer.

Në shenjë vlerësimi dhe respektimi për këtë figurë të shquar të volejbollit tonë, klubi sportiv “Tirona” e përjetësoi atë duke i vënë emrin “Fahrije Hoti” njërës prej sallave të sportit të qytetit. Ndër tre volejbollistët e vetëm të “Librit të Artë” të KS “Tirona”, fatkeqësisht të tre të vdekur, është edhe emri i saj.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.