Fabrikë sapuni ”LASKU”, e vëllezërve Kostandin e Vangjel Lasku, Rruga e Vjetër e Shkodrës.

Sapuneria ”AFËRDITA”: Sadik Tabaku, Rruga “Farkëtarëve” Nr. 57. Produkton të gjitha tipet e sapunit.

Sapuneria ”BRILANT”: firma Reshat Mema. Rruga ”Mbretërore” Nr. 68.

Sapuneria ”POGU” e vëllezërve Pogu, në Pazarin e Vjetër. Ajo ishte filialia e vëllazën Pogu që kishin fabrikën moderrne për prodhimin e sapunit ”VENUS” me ndërtesën e madhe në Shkodër. Makineritë ishin italiane. Pas vitit 1944, fabrika u shtetëzua, pronarët u arrestuan dhe u ekzekutuan.

Punishtja e sapunit ”KOSOVA” e Isuf Maliq Spahia. Sapuni që prodhohej ishte për rroba dhe për tualet. Përdorte vajin e ullirit. Ai ishte dhe personi që kishte monopolin e duhanit. Blinte gjethet e duhanitnë Shkodër, Elbasan dhe Vaqar, i thante dhe më pas i grinte me një presë artizanale. Me ardhjen e italianëve bleu makineri dhe duhanin e ginte e më pas e shiste me shumicë e pakicë.

Mor nga libri ” Tirana 1920-1944″ me autor Spiro V. Mehilli

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.