Esnofet
Esnofet

Tironsit e perdorin shume ket fjale per shembull kur i referohen nji njeriu dhe thone osht “burre esnof”. Ne vazhdim ne do mundohemi te shpjegojme se nga vjen kjo fjale.
Ashtu si ne qytete te tjera dhe ne Tirone ne shekullin e XVII u be i domosdoshem bashkimi i zejtareve ne organizata te vecanta sipas profesioneve, te cilat kishin rregulla te percaktuara dhe te detyrueshme per te gjithe. Keto organizata ishin esnofet.

Ne gjysmen e dyte te shekullit te XVIII ne tirone kishte 17 esnofe nga te cilet 12 ishin myslimon dhe 5 ortodoks. Po ermendim disa prej tyre si p.sh. kujunxhinjte, mejhanexhinjte, kallajxhinjte dhe esnafi i ustallareve.

Esnafet i siguronin zejtareve lirine e veprimit, te administrimit te mbrojtjes me ligj nga shteti dhe rregullonin maredheniet e perditshme ekonomike. Esnofet percaktonin kur shegerti behej kallfe e pastaj mjeshter. Ata i edukonin te rinjte me bindje dhe respekt ndaj me te medhenjve, te moshuarve dhe te pasurve.

Nga ana tjeter ata luftonin vjedhjen, imoralitetin dhe alkoolin. Se fundi esnofet kishin nji arke te perbashket ku derdhnin nji kuote apo takse periodike nji pjese te te cilave perdorej per te ndihmuar te varferit,per financimin e instiutucioneve fetare dhe per rregullimin e ndonji ceme apo rruge.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.