Esnafet vendimarres – Nga Rezarta Delisula
Esnafet vendimarres – Nga Rezarta Delisula

Esnafët vendimmarrës

Pazari i famshëm i Tironës, i cili ndodhej në vendin ku sot është ndërtuar Pallati i Kulturës dhe lulishtja pas, ka qenë ndër më të famshmit në vend.

Dyqane të vegjël dhe ngjitur me njëri-tjetrin krijonin rrugicat interesante të pazarit, të ndara në disa zeje. Tironsit dhe voskopojarët. Këto ishin dy bashkësitë që bashkëjetuan në mënyrë perfekte.

Gjatë periudhës së grindjeve feudale, kur qyteti u sulmua nga ushtria e Kurt Pashës, ortodoksit morën pjesë aktive në mbrojtjen e Tironës dhe në këtë mënyrë fituan simpatinë e të gjithë qytetarëve dhe në Pazar iu la një vend për të ndërtuar dyqanet.

Bashkimi i dy komuniteteve solli një zhvillim shumë të madh në qytet dhe tregu u pasurua me zanate të reja. Tirona kishte 17 esnafe, 5 prej të cilëve ishin ortodoksë.

Esnaf quhej organizimi i një apo disa zejeve të përafërta. Funksioni kryesor i tij ishte ekonomik. Esnafi merrej me përcaktimin e çmimeve, ndarjen e punës midis zejtarëve, përgatitjen e nxënësve të kualifikuar, ndalonte konkurrencën e zejtarëve të fshatrave apo qyteteve të tjerë.

Esnafi kishte një pleqësi drejtuese të quajtur Llonxha, një përgjegjës të përgjithshëm të quajtur Qehaja, si dhe drejtuesit e tjerë të arkës, beqarëve, lajmëtarëve. Përveç rolit ekonomik, esnafi dhe pleqësia merreshin me organizimin e jetës shoqërore dhe politike të qytetit.

Nga pikëpamja ligjore, esnafet kishin të drejtën e gjykimit dhe të marrjes së masave ligjore ndaj anëtarëve.

 

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.