Esat BELIU Mjeshtër i Sportit KF Tirona
Esat BELIU Mjeshtër i Sportit KF Tirona

Esati ka lindur në një familje të hershme tironase, më 28-9-1934. Arsimin e mesëm dhe të lartë e ka të planit sportiv. l diplomuar ”mësues i edukimit fizik” në lLKF “Vojo Kushi”, punoi gjithmonë me. këtë profesion. Ishte i prirur për shumë sporte.

Krahas futbollit me KS “Tirona”, është aktivizuar edhe në volejboll, basketboll, hendboll (në vitin 1951 është shpallur kampion), boks dhe atletikë për hedhjen e shtizës dhe shtytjen e gjyles. Por, duke luajtur në detyrën e portierit, ai zgjodhi futbollin e filluar me topin e leckës në rrugicat dhe në fushat e lagjes.

Si shumë lojtarë të tjerë cilësorë që KS “Dinamo” merrte nga Tirona dhe rrethet e tjera, në vitin 1952 përfshiu edhe Esatin, i Cili rivalizonte Qemal Voglin, talentin e portës së “Dinamos” dhe të ekipit përfaqësues.

I aktivizuar me këtë ekip deri në vitin 1964, ka fituar pesë herë titullin kampion kombëtar (1952, 1953, 1955, 1956 dhe 1960) dhe katër herë kupën e Republikës (1952, 1953, 1954 dhe 1960). Një tjetër kupë të Republikës ka fituar edhe në vitin 1963, por me KS “17 Nëntori” të Tironës. Përveç qindra ndeshjeve të aktiviteteve kombëtare me klubet e mësipërme, gjithnjë i vlerësuar nga teknikët sportivë dhe mediat përkatëse, ka zhvilluar edhe mjaft takime ndërkombëtare për aktivitetet ballkanike dhe europiane.

Pas mbylljes së karrierës së tij si futbollist (1964), kontribuoi me detyrën e trajnerit në KS “Dinamo”. Ai punoi shumë mirë jo vetëm si seleksioner por edhe si përgatitës i të rinjve në futboll dhe në basketboll. Me këtë të fundit, Esati mori edhe kënaqësinë e titullit kampion të vitit 1972, krahas daljes së disa baskebollistëve të shquar.

Në vlerat e Esatit mund të cilësohet gjithashtu ndikimi dhe nxitja tek vëllai i tij, Ganiu, te i Cili shihte perspektivën e një portjeri cilësor. Edhe ai u muar me sportin e futbollit, madje me mjaft sukses dhe që në rradhët e ekipit të të rinjve të Tironës të stërvitur nga Xh. Demneri. Më pas, i transferuar me punë si mësues, Ganiu luajti në Kuçovë, me ekipin vendas Naftëtari”.

Për kontributin e dhënë atje, gjithnjë i vlerësuar dhe i respektuar, ai kujtohet me shumë respekt edhe në librin historik që i kushtohet atij klubi. Për të dhënat e tij, Ganiu (i ati i futbllistit të mëvonshëm te Tirona”, Paridit) ishte preferuar edhe nga hungarezi Miklosh Vadash, trajner i atëhershëm që ngriti ekipin kombëtar “Shpresa”.

Për meritat e tij, krahas shumë fletë lavdërimesh, mban titujt “Urdhërin e Punës” të klasit I dhe Urdhërin “Naim Frashëri” .

Burimi: Shoqata Tirana

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.