Ermira Dingu
Ermira Dingu

Ermira Dingu, e lindur më 10-4-1951 në një familje autoktone tiranase, ka kryer më 1973 studimet e larta në Universitetin e Tiranës me diplomën “ii-thinjer mekanik për industrinë”. Deri në vitin 1984 ka punuar në Kombinatin Ushqimor “Ali Kelmendi”. Eshtë marrë me sportin e qitjes prej vitit 1966. Në kampionatin për të rinjtë në Elbasan, ku përfaqësoi KS”17 Nëntori”, arriti normat e kategorisë së rinisë. Këtu filloi karriera e saj 37-vjeçare, prej të cilave 18 vjet si sportiste dhe 19 Vjet si trajnere.

Nga viti 1966 deri më 1984 ka marrë pjesë në të gjitha garat e tre ushtrimeve të qitjes me pushkë për femra: precizion 1×60, standart 3×20 dhe pushkë në ajër 1×40. Gjatë gjithë karrierës së saj, si pjesëtare e ekipit të KS “17 Nëntori” për qitjen me pushkë, ka arritur rezultate të larta. Ka thyer shumë herë rekordin kombëtar individual për këto ushtrime dhe është shpallur 13 herë kampione kombëtare. Ka fituar dy herë medaljen e artë në
Spartakiadat kombëtare dhe tetë herë vendin e parë në kupën e Republikës. Me këto rezultate, në vitin 1971 arriti normën e mjeshtres së sportit.

Ermira ka shënuar rezultate të larta edhe në takimet ndërkombëtare. Për t’u përmendur janë kampionati ballkanik për të rejat (Bukuresht, 1969) dhe dy takime me rumunët në Tiranë, ku, me 592 pikë, zuri vendin e parë në ushtrimin 1×60. Në takimin ndërkombëtar të Bukureshtit (1973) zuri vendin e katërt në ushtrimin 1×60, ku mori 592 pikë (që ishte dhe rekordi kombëtar); në kampionatin botëror (Zvicër, 1974), ka zënë vendin e gjashtë me 593 pikë; në kampionatin ndërkombëtar (Finlandë, 1977) zuri vendin e dytë me 592 pikë etj.. Rezultaet e larta vazhduan edhe më tutje, prej të cilave më e veçanta është në kampionatin europian (Madrid, 1.980), ku Ermira, po në ushtrimin 1×60 me pushkë duke arritur 594 pikë, zuri vendin e parë dhe u shpall kampione e Europës.

Në vitet 1974 dhe 1980 ka fituar anketën e gazetës “Sporti Shqiptar” dhe është pjesë e “Librit të Artë” të KS “Tirana”.

Detyrën si trajnere e nisi me qitëset e KS “Partizani” (për pushkë e pistoletë) dhe me qitësit e po këtij klubi (për pushkë), ku ka arritur rezultate të larta. Ekipi i femrave është shpallur nëntë herë kampion kombëtar, ndërsa për të rejat edhe kampion i Ballkanit. Nga viti 1984 është trajnere e ekipit kombëtar të qitjes për femra si edhe gqutare e kategorisë së parë.

Për meritat e saj në punë dhe në sport është dekoruar me Urdhrin Naim Frashëri” të klasit III (1971) dhe Urdhrin “Flamuri i Kuq” I klasit II.

Burimi: Shoqata Tirana

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.