Enver Preza
Enver Preza

Enver Preza ka lindur në Tironë më 9 prill 1927. Studimet e larta i filloi në Zagreb të Kroacisë dhe i përfundoi në Novocerkask të ish Bashkimit Sovjetik, ku, më 1952, diplomohet “inxhinier hidroteknik” në fakultetin e hidrocentraleve.

Me tu kthyer në Shqipëri, Enveri filloi të punojë në hidrocentralin e Ulzës, për të vazhduar më pas në të gjithë hidrocentralet e tjera: Shkopct, Bistricë, Vau i Dejës, Fierzë, Koman dhe Banjë, ku ka qenë ndër studiuesit e projektuesit kryesorë.

Për këto vepra ai ka projektuar devijimin dhe kalimin e prurjeve gjatë ndërtimit të tyre, organizimin e punimeve dhe impiantet kryesore te ndërtimit, galeritë nëntokësore dhe nën digë, perdet e kundrafiltrimit dhe masat e konsolidimit të bazamenteve të digave dhe të veprave të tjera hidroteknike mbitokësore dhe nëntokësore, duke përdorur metodat më të përparuara të shkencës dhe të teknikës bashkëkohore: diafragma betoni, injektime, çimentime etj.

Gjatë gjithë karrierës së tij, duke shprehur aftësi e nivel të lartë intelektual dhe angazhim maksimal në zgjidhjen e problemeve të mprehta teknike e shkencore si ndërtues, projektues e studiues, Enver Preza ka pasur detyra të ndryshme drejtuese: kryetar i degës teknike të ndërmarrjes hidroelektrike (1953-1960); kryeinxhinier i drejtorisë së hidrocentraleve (1961-1965); përgjegjës sektori i projektimit të hidrocentraleve në IPH (1966-1974); kryetar i degës teknike të ndërmarrjes së hidrocentralit të Fierzës (1975~1980); punonjës në sektorin e kushteve teknike të projektimit dhe të zbatimit në ISTN (1981-1990) dhe shef i këtij sektori (nga 1985); projektues pranë firmave italiane ”Giovani Rodio”, Milano (1991-1992) dhe Fortunato Federici”, Romë (1992-1993).

Gjithë jeta e tij karakterizohet nga pasioni dhe përkushtimi ndaj profesionit të tij në planin shkencor e human dhe disiplina e rreptë shkencore, të cilën përpiqej ta transmetonte edhe tek më të rinjtë.

Më 1986 mbrojti tezën e disertacionit: ”Studime mbi çimentinwt dhe drenazhct-Ndikimi në sigurimin e papërshkueshmërisë dhe qëndrueshmërisë
nga veprimi iforcavc tëfiltrimiiL të ujit dhe në lehtësimin e konstruksionit mbajtës të veprave nëntokësore”.

Portreti i Enver Prezës nuk mund të jetë i plotë pa veprimtarinë e dendur hulumtuese studimore-shkencore, vullnetin, pasionin dhe këmbënguljen e tij skrupuloze. Kjo është shprehur në aktivitetin e gjërë të tij në  forume të ndryshme shkencore e akademike si anëtar i komitetit kombëtar shqiptar të digave të larta (prej 1964-ës),’ udhëheqës shkencor në gjashtë disertacione; anëtar i këshillit shkencor të FIN të Universitetit të Tironës; zv-kryetar dhe sekretar i këshillit shkencor të ISTN; disa herë kryetar i jurive për mbrojtjen e disertacioneve në FIN të Universitetit të Tironës dhe anëtar i komisionit për mbrojtjen e disertacioneve dhe për dhënien e titujve në FIN të Universitetit të Prishtinës. Ka qenë edhe anëtar i këshillit shkencor të Ministrisë së Ndërtimit, të ISTN dhe të ISP nr. 3 dhe për disa vjet pedagog i jashtëm në FIN të UT.

Në këto 10-15 vjetët e fundit, ai ka marrë pjesë në shumë forume shkencore jashtë Shqipërisë, si në Houston Texas, St. Louis Missouri (USA), Stamboll, Genova, Milano, Shkup e Prishtinë.

Eshtë autor i rreth 40 punimeve të rëndësishme të botuara si: artikuj shkencorë, referate, monografi, libra, tekste universitare, udhëzime dhe norma projektimi. Në veprimtarinë studimore, punimet e tij arrijnë në mbi 5000 faqe. Prej tyre mund të përmenden: “Udhëzim mbi vrojtimet, matjet dokumentimet vizuale dhe të aparaturave për kontrollin dhe vlerësimin e gjendjes
së digës të hidrocentralit të Komanit”, 1980; ”Rregullore për sigurimin e digave dhe të dambeve”, (me bashkautorë), 1987; ”Analizë e vlerësimit të gjendjes së perdes së kundrafltriinit dhe të aparaturave në hidrocentralin e Komanit”, 1988 etj..

Për aktivitetin e gjërë dhe me vlerë të tij si studiues, projektues dhe ndërtues të veprave hidroenergjetike, atij i janë akorduar pesë Urdhra të Punës nga klasi I deri III; Çmimi i Republikës i klasit II (1965) dhe Çmimi i Republikës i klasit I (1989).
U nda nga jeta me 1 Dhjetor 2013

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.