E rrallë: Një pjesë e një artikulli nga gazeta
E rrallë: Një pjesë e një artikulli nga gazeta "Dajti" më datë 22 Janar 1924.

“Në kta ditët e fundit nuk ka ndië Dajti tjetër udhëtimë, s’asht ndië vesh në vesh tietër çëçëlime veç se: Do t’a shkullin? Do t’a shporrin? Do t’a hjekin? Shkullet, s’shkullet; hiqet, s’hiqet; e hjekin s’e hjekin; na u bonë veshët me plagë, me hajër! I kap rreblti në të hjekmenië!

Un ju kam thanë shum herë Tiranasve, po ju thame edhe nji herë qi mo s’e shkulet rrap i Tabakve me frymë aq shkulet Kryqyteti prej këndej, sepse Tirana asht krijue natyrisht Kryqytet i Shqipënis, nji dritë qi ndez Zoti s’mundet kush m’e fik.”

MRRELA
(Nofka që ka pas përdor tironasi Hafiz Ibrahim Dalliu, njëriu më opozitar që njeh politika shqiptare. Ai thoshte gjithmonë “Patriot i mirë është ai që jetën e kalon veç se në opozitë!”)