Fiqiri Murat BAKALLI
Fiqiri Murat BAKALLI

Ka lindur në Tironë më 7-6-1937. Studimet e filluara në Institutin e Minierave të Leningradit (1957-1961), i përfundoi më 1962 në fakultetin e gjeologjisë dhe të minierave të Universitetit Shtetëror të Tironës, ku diplomohet ”inxhinier gjeolog”.

Ai ka punuar: gjeolog dhe përgjegjës ekspedite në Spaç të Mirditës (1962-1967); specialist (1967-1980) dhe kryespecialist (1981-1982) në drejtorinë e përgjithshme të gjeologjisë; specialist (1982- 1984), sekretar (1984-1989) dhe përgjegjës i sektorit të gjeologji-naftë-miniera (1989-1993) në Komitetin e Shkencës e të Teknikës, si dhe drejtor i drejtorisë s’e` programeve pranë këtij komiteti dhe Ministrisë së Arsimit të Lartë  e të Shkencës (1993-1998).

Në këto institucione, ka dhënë kontribut të shquar në organizimin dhe drejtimin e shërbimit gjeologjik shqiptar dhe të gjeoshkencave në Shqipëri, por, veçanërisht, në reformimin e tyre.

Ai vetë ka zhvilluar një veprimtari të gjërë dhe të çmuar kërkimore dhe shkencore edhe për kërkimin dhe zbulimin e mineraleve të dobishëm e sidomos ato të bakrit dhe të piritit, për të cilën i është akorduar edhe ”Çmimi i Republikës” i shkallës së parë. Me këtë veprimtari, ai argumentoi perspektivën e kërkimit për metale të çmuar, polimetale, minerale të rrallë e nikel squfur për ligjësitë themelore të ndërtimit gjeologjik dhe të metalogjenisë së vendit. Në vitin 1995 ka mbrojtur disertacionin me temë
Mineralízimet sulfure t’e’ tipitformacional gjenetik vullkanugjen”.

Punimet e tij, si autor dhe bashkautor, i ka paraqitur në shtatë monografi, si ”Mineralet e dobishme të Shqipërisë dhe harta përkatëse në shkallë 1:200000″, 1967 e deri ”Atlasi i resurseve gjeotermale të Shqipërisë”, tetë studime, si ”Mbi perspektivën dhe orientimet kryesore për kërkimet e platimit”, Fondi Qendror i Gjeologjisë etj., tetë projekte, të zbatuara si ”Kryerja
e studimeve tematike për kërkimin e mineraleve të rrallë në Shqipëri” etj., dhe në 12 artikuj shkencorë të botuar në revista të vendit ”Përmbledhje studimesh”, ”BSth” dhe të huaja “BulL Soc. Geol.” France.

Ai ka marrë pjesë në kongrese, konferenca dhe simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare, ku edhe ka referuar.

Ka qenë pjesëmarrës në disa forume si në këshillat shkencore të Drejtorisë Gjeologjike (1967-1982), të ISP të Gjeologjisë (1971-1994) etj..

Eshtë dekoruar me ”Medalje të punës”, 1967; ”Urdhër i Punës” i klasit I, veç ”Çmimit të Republikës” të shkallës I.

Burimi: Shoqata Tirana

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.