Agim Hamdi SALLAKU
Agim Hamdi SALLAKU

Agim Hamdi SALLAKU – Grada Shkencore, DOKTOR
Ka lindur në Tironë më 5 shkurt 1956 në një familje të hershme qytetare. Eshtë diplomuar më 1981 ”mjek i përgjithshëm” në fakultetin e mjekësisë të Universitetit të Tironës.

Menjëherë emërohet mjek onkolog radioterapeut në shërbimin e onkologjisë. Duke kryer një serë kursesh të organizuara në Shqipëri kryesisht nga shkolla evropiane ESO dhe disa kualifikime në klinika europiane të Italisë dhe të Anglisë, ai mori përfundimisht specialitetin e tij në fushën e onkologjisë, ku sot është ndër figurat më të njohura. Pasi shleu edhe provimet pasuniversitare, Agimi në maj të vitit 1997 mbrojti disertacionin e tij me temë ”Kanceri i laringut dhe trajtimi i tij”. Duke qenë prej kohësh edhe pedagog i jashtëm, më 1999 kalon efektiv në katedrën e onkologjisë të departamentit të kirurgjisë të fakultetit të mjekësisë.

I përkushtuar në specialitetin e tij, ai nuk i ndahet kualifikimit të mëtejshëm. Kreu trajnime të tjera e me afate të ndryshme në: Tironë, (1997 dhe 1999), organizuar dhe financuar nga KE; në Marok (2000); në Poloni (2002); në Austri (2003) etj.. Përvojën e pasur dhe nivelin e lartë të tij ai e ka reflektuar edhe me pjesëmarrjen në një serë simpoziumesh mësimore profesionale jashtë vendit: Greqi (1994), Spanjë (1998), Portugali (1998), Norvegji (1999) etj., si dhe brenda tij (2000, 2002) etj..

Ai ka bilanc të pasur edhe në botime, nga të cilat mund të përmenden punimet e tij me bashkautorë, ”Asistenca domiciliare e cure palliati nei paesi i via di svilupo”, Quaderno di Cure Palliative, Nr. 1, fq. 43, 1995; Këshilla për përkujdesjen e të sëmurit terminal”, manual praktik, Tironë 2004; “Kirurgjia e përgjithshme”, UT, 2005 etj., si dhe artikujt ”Preoperative therapy in localy advanced recital kancer”, Journal of BUON, Vëll. 3, Nr. 4, 1998; “Roli i tadioterapisë me ose pa kimioterapi adjuvante në kontrollin e rilapsit lokal në kancerin e gjirit pas mastektomisë”, BShM, Vëll. 35, nr. 2, fq. 117, 2004 etj..

Gjatë viteve të fundit, ka referuar mjaft punime shkencore në seminare ndërkombëtare dhe kombëtare për probleme të onkologjisë si dhe ka qenë i pranishëm edhe në kongrese ndërkombëtare.

Eshtë anëtar në disa shoqata dhe borde drejtuese.

Ka dhënë provimet e gjuhës italiane (1988) dhe frënge (1989).

Zotëron me gojë dhe me shkrim gjuhën angleze.

Burimi: Shoqata Tirana

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.