Nga miku jon Sokol Topi:
Gjyshi im, Ibrahim Topi rahmet shpirti ka qene jergonxhi. Im ate, Med Topi, drite paste shpirti, na tregonte qe e kalonte gjilponen ne balle kur qepte duke thene “Me djersen e ballit, o bir”.

Babai i Sokolit, Med Topi
Babai i Sokolit, Med Topi

Nga miku jon Saimir Katroshi:
Familja e Katroshëve historikisht ka qenë shquar pë prodhimin e kadaifit në Tironë

Ne foto, Beqir Katroshi, gjyshi i Sajmirit
Ne foto, Beqir Katroshi, gjyshi i Sajmirit

Nga miku jon Agron Dervishi:
Në familjen time, gjyshi Bajram Dervishi ka qenë jorganpunues (jorganxhi), por është ndarë nga jeta ne v 1953. Zanatin e trashëguan tre nga katër djemtë e tij : xhaxhai im i madh Ali Dervishi që e ka ushtruar zanatin në shtet deri kur doli ne pension, xhaxhai tjeter Hamit Dervishi qe ka qene jorganxhi ne Drejtorine e Dyte (e pritjes) edhe ky deri kur doli ne pension, si dhe babai im Fadil Dervishi (deri 1984 kur nderroi jete) i cili qepte fshehurazi privatisht ne shoke e ne miq, pasi ne shtet punonte teknik telefonist ne PTT. Nga nipat kane punuar ne kete zanat edhe djemte e Aliut dhe njeri nga djemte e Hamitit por ne vitet 90 e lane

Nga miku jon Adriatik Kaprata:
Gjyshi im ka qene opingar ne pazarin e vjeter aty ku sot eshte st. i autobuzi mbrapa pallatit te kultures ka pasur dyqonin dhe i therisnin me emrin Lym tirona

Nga miku jon Agron Fusha:
Jam nga fisi Fusha nga Farka
brez pas brezi kemi punuar balte punues un jam i fundit qe e punoj kam tre cuna uroj ta marin kte zanat.vorba saksija tava dheu qe Tironcit edun se zbon ke shpija.foto kam edhe te xhajave te mi.

Nga mikja jonë Suzana Rusheku:
Gjyshi im Hysen (Cen) Rusheku Berber e mjek popullor ke Pazari Vjter Baba im Ali Rusheku kepucar punoi per artistet

Nga mikja jone Fatma Zenuni:
Falemnerit që kujtoheni për tironcat jan njerëz të urt dhe të ndershem shikojnë punën e vet mirpritca Bujar zemër gjere rrofshin tironcat un qe ju shkruaj jam Tironce më biemer Mema dhe gjyshi im Kadri Mema ka punuar artizanat bënte qeleshet të pazari i vjetër dhe ka qen puntor njeri i zoti rrofshin tironcat Zoti idhont jet të gjat.

Nga mikja jonë Eni Fortuzi Kungulli:
Une jam goce nga Familja Kellici dhe jam martuar ke Familja Fortuzi. Shume mjeke dhe juriste ka tek te dy familjet. Shume flm juve qe promovoni vlerat e Tirones , shume flm….

Nga mikja jonë: Rudina Mema:
Stergjyshi, Gjyshi dhe babi im im kane qene berbere ne pazar te vjeter. Sejfulla, Mehmet dhe Ferid Çali

Nga miku jon: Liman Domi:
Gjyshi jon Shabon Bega ka pas qep jelek dhe xhamadona me fije ari e ka pas dyqoni ku jon kollonat sot.

Nga mikja jonë Marjana Sina:
Vij nga familja ordhodokse Nushi gjyshi im ka qene balte-punues prodhonte katruve qypa saksi per zahiret e dimrit vazo lulesh tavat e kosit per shitesit e kosit e te tjera produkte qe sher enin per kohen..ai ka patur nje toke e punishte ne lagj Ismail Efendi tim ate duke trasheguar kete zanat se bashku me Suf Raden jane themeluesit e kooperatives te artizanatit me vone konsumi igjone pasi u ndertu fabrika eporcelanit ku kontributka dhe tim ate bashke me Skender Jasen.

Nga miku jon Albi Hyka:
Stergjyshi im Haxhi hyka ka qen qeleshepunus ne pazar te vjeter,pastaj ke rruga saracve qe osh sot

Nga mikja jonë Mirvjena Tufa:
Gjyshi yne ka qene jorgan punues e ka pas dyqonin te pazari vjeter quhej Ismail Tufa por e thirrshin Ismol Tresa,Per fat te keq nuk kemi asnje foto.Qepte jorgona per paje nusesh dhe thonte me atllaz qe vinte prej Talije.

Nga mikja jonë Rajmonda Pashai:
Sa gjo e mire kjo qe po boni Se jo per gjo po jon bo gjithe tironas Une vij nga familje tironcish si nga baba ashtu dhe nga nona Nga baba me mbiemer Aslloni (gjyshi im Abdulla Aslloni) ka qene kafexhi e ka pas dyqonin ke pazari vjeter Po keshtu nga nona me mbiemer Kaçerri (Gjyshi im Ymer Kaçerri se bashku me te vellane Shabon Kaçerri, kane qene tregetare me dyqone ke pazari vjeter Falimnerit qe na dhot munsine me tregu origjinen tone

Nga miku jon Alban Skënderi:
Nga ona e nones time Gastronomi !Fisi i nderum i Kodrasive kodra e kuqe!
Shyqyri Ali Kodra ,kon pas dyqon mpazar tvjeter.I Dyti nga tre vllezerit “Kodra ,Mustafa ,Shyqyri ,dhe Ademi,Zoti i Meshirofte ,zanotalinj ne guzhinen e Shqiperis se mesme ,Dhe ne prodhimin e sapunit!Qoftet e Kodrasive me nom!

Shyqyri Kodra
Shyqyri Kodra

Nga miku jon Denis Baxhaku:
kovac . baltpunues. bakerpunues

Nga mikja jonë Flutura Korra:
Flm qe na kujtoni kto punime te bera nga prindrit tan me shum sakrifica pun force dore .Babi im Dervish korra kovac tek kinema 17 nentori ..gjith krevatet femish dopje dhe teke qe tironcit flinin rehat ishin nga duret e babit tim 😔 😔sa keq skam nje foto

Nga miku jon Çeti Çani:
Bravo per inisjariven se Tirona e meriton me i vu ne dukje vlerat e saje.Tirona ka qene si ajo squka ose si ajo kllocka per ato nuk e kuptojn.qe ka ngrof lloj lloj veze dhe i ka cel.e kom fjalen per gjith ato qe kan gjet strehe ne tirone.Un per vete kam punu kepucar ne teatrin e operas..

Nga miku jon Bledi Lasku:
Fabrike sapuni te zogu zi (prane ish fabrikes çokollatave)…respekte nga familja Lasku!

Nga mikja jonë Rozeta Ristani:
gjyshi im Kostandin Buneci ka pas zanatin baker punues i cili me vone u trashigua nga daja im Petraq Buneci ose sic i therisnin te gjithe Tit Buneci mjeshter i madh i cili nxori nga duart e tij te arta gjera te bukura te bakrit ju pergezoj qe keni mar ket inisiativ me respekt faqes Tirona

Nga miku jon Astrit Resnja:
Im gjysh ILJAZI së bashku me vllan e tij SHABONIN, kan qen TENEQEXHINJ. Dyqani në pazarin e vjetër, Rruga Farkëtarve

Nga miku jon Destan Sela:
Gjyshi im Reshit Sela ka pas 1 “Han” dhe 2 pajtona(taxi),ke rruga e Dibrës !

Nga mikja jonë Shpresa Tabaku:
Baba im ka mor zanotin robaqepes ke familja dajci qe punoi si cirak qe ne moshen 8vjec e i boni peshqesh nje maqine nauman qe sot e ka vllai im i vogel Arben Rada qe e man si kujtim si dhe punon kur ka per te qep.

Nga miku jon Avi Meri:
Gjyshi im ka qene tregtar ka pas dyqanin tek pazari i vjeter Sulejman Tufina e kishte emrin qofte i xhenetit inshallah

Nga mikja jonë Nata Xhaja:
Une vij nga fisi Xhaja…dhe zanot kina pas ndertimin..

Nga mikja jonë Arta Ymeri Kurti:
Qeleshexhi baba im,ka pas dyqonin ke pazari vjeter

Nga mikja jonë Hortensia Findiku Allushi:
Familja Findiku- argjendare prej brezash

Nga miku jon Pavli Buneci 2:
Familja Buneci ka pas si zanot Punimin e Bakrit

Nga miku jon Poli Jani:
gjyshi im Hamit Bylyku ka qen rrobaqepes

Nga miku jon Rei Sallaku:
Familja sallaku qeleshexhi..

Nga mikja jonë Eni Topi:
Mirmroma Faqja Tirona!
Gjyshi im Haxhi Topi ka qene nje nga marangozet me te mire ne Tirone bashke me kunotin e tij Islam”Mol” Peza.

Ner punimet e tij po permen disa jan. Dera e Sahatit, gardhi i Pallatit te Brigadave ekzistus deri vone, dera kryesore e Kryeministrise, punimet me dru te shpis mbas Komitetit Qendror (shpija e Fadil Kotonit),te Befatrofit dhe Maternitetit te vjeter Geraldine e shume punime te tjera druri ku mund te permend artizanatin e drureve te cifteve per gjueti gje te cilen e ka trasheguar dhe babai im Rexhep Topi.
Ju falenderoj per ket nisme.

Nga miku jon Gerald Huqi:
Ne familjen time stergjyshi ka qen blegtor ka pas dyqonin te pazari vjeter. Kte zanot e kon trashigu vellezerit e vet dhe nje pjese e nipave Emri stergjyshit. Hason Huqi. Por qe te gjith e kan njof me emrin Con Huqi. Falimenerit rrespekte

Nga mikja jonë Diana Marika Budo:
Familja Marika përpunonte dhe tregtonte bylmet…

Përgatiti për faqen Tirona: Olsi Ferazini
Jeni të lutun t`na sillni informacione mbi familjet tuja dhe ne do ti publikojm në ditët në vazhdim.