Foto: Arbi Nina
Foto: Arbi Nina

1- Vila Luarasi: Vila e famshme e familjes Luarasi eshte ndertuar ne vitin 1931, ku kati perdhes ka qene perdur si shtepi botuese dhe katet e tjera per banim, ndersa stili i baneses eshte funksionalist.

2- Vila Fortuzi: Themelet e kesaj vile u vendosen ne vitin 1931 ne njeren nga lagjet me te vjetra te Tiranes. Ndertesa eshte prone e Omer Fortuzit, kryebashkiak i Tiranes dhe refleketon stilin Racionalist.

3- Vila Nepravishta: Nje nga shtepite me te famshme ne Tirane, pasi ishte vila e kryebashkiakut Abidin Nepravishta. Godina madheshtore u ndertua ne vitin 1930 dhe ne te bie ne sy stili racionalizmit italian.

4- Vila e Prefektit: Ka qene shtepia e Qazim Mulletit, prefektit te Tiranes. Godina u ndertua ne 1930 dhe inxhinieret kane zbatuar stilin Deko ne teresine e saj, e perfshire ne projektin austriak te vilave karshi bulevardit.

5- Sarajet: Mund te konsiderohet si nje nder objektet me te vjetra, i cili ruajti stilin otoman dhe ka qene prone e familjes Toptani, gati nje kompleks i vertet banimi, i cili u ndertua ne vitin 1837.

6- Vila Tafaj: Konsiderohej nje nga vilat me te vjetra ne kryeqytet, e cila u ndertuar ne vitin 1927 nga inxhinier Pashollarei, kryarkitekt i Bashkise se Tiranes dhe paraqet stilin e nje shtepie tipike qytetare.

7- Ish-ambasada Jugosllave: Kjo godine ka qene dikur Legata Turke, por ne te vertete ishte prone e familjes se doktor Qemal Jusufatit dhe eshte nderuar ne vitin 1931 me stil te theksuar neo-venecian

8- Vila Goldi: Padyshim nje nga vilat me te bukura dikur, pse jo edhe ne ditet moderne ne rrugen e vjeter te Dibres. U ndertua ne 1935 dhe njihej shtepia e Kristo Floqit, e bazuar teresisht ne stilin eklektik.

9- Ambasada e Vatikanit: Kjo vile eshte ndertuar ne vitin 1930 dhe ka qene shtepia e z.A.Libohoves, ndryshe nga shume vila te ndertuara ne kryeqytet asokohe, ketu spikat dukshem stili neo-renaissance.

10- Vila Fortuzi, ish prone e Ymer (Omer) Fortuzit, ish kryebashkiak i Tiranes (Ish pronar i Hotel Vollga ne Durres)