Sic dihet, kush ka mbiemrin si emri fshatit apo qyetit ka dhe origjinen jo me kot.Patjeter qe mbiemri Frasheri nuk eshte autokton ne ket qytet, por si ‘’falenderim’’ per mbi 120 vjet ky mbiemer kurre nuk fjeti gjume per Tironen por vetem ja lartesuan emrin duke kontribuar dhe nderuar ne cdo aspekt.

Zanafilla me e hershme qe mbiemri Frasheri prek Tiranen fillon qe me Abdyl Bej Frasherin. Dihet kontributi I vellait me te madh te vellezerve Frasheri si patriot I shquar, kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, që u formua në Stamboll dhe anetar I Lidhjes se Prizrenit te cilet luftonin per Pavarsine e Shqiperise me cdo kusht dhe si politikani me me Influence ne ate kohe.I bindur qe ai do e arrinte kete dite ,patjeter qe kishte shprehur edhe deshiren per kryeqytetin e ketij shteti te ri.
‘’Abdyl Frasheri dhe Mehmet Ali Vrioni , delegatet e Komitetit Shqipetare ne takimin qe paten ne Janine ,ne gusht 1877 me diplomatin grek Ep. Mavromatis , perfaqesues I qeverise se Athines… deklaruan pikpamjen e tyre per te caktuar si kryeqytet Tiranen per shtetin e tyre te ardhshem’’ e dokumentuar ne Gli albanesi e l’Epiro,Roma, 1879 f.12 dhe ne Historia e Tiranes nga Kristo Frasheri.

Mid’hat Frasheri, Mehmet Bej Frasheri dhe Murat Bej Toptani

Vazhdojme me te birin e tij,Midh’hat Frasheri, I cilisuar si gjeniu kombit dhe kundershatri me I rendesishem per bindje politike I Enver Hoxhes dhe I sistemit komunist, i cili la nje pasuri kombtare me mbi 40 mije libra ne Tirane ku pas sistemit shumica u dogj, vodh,sekuestrua dhe nje pjese I shkoje Biblotekes Kombetare ne Tirane ku ndodhen sot e kesaj dite. Pas vdekjes ne testamentin e tij shkruante qarte per krijimin e nje Institutit te Albanologjise ne Tirane me shpenzimet e tij si dhe nje muze e nje biblioteke dhe ku donte te varrosej ne oborrin e ketij institucioni qe do ndertohej ne Tirane .Kujdestar I testamentit dhe notabel I kryeqytetit ishte z.Njazi Tirana.

Mehmet Bej Frasheri, vellai I vogel I vellezerve Frasheri, po ashtu person me pozicione te larta ne Perandorine Osmane, por me nje kontribut me modest ne ceshtjen kombetare se vellezerit e tij Abdyli,Samiu dhe Naimi ,ishte vellai me I vuajtur nga vellezerit e tij per shkak te interrnimeve te njepasnjeshme dhe burgosjeve per patriotizem.Interrnimi ne Canakkale beri qe te njihej me shokun e tij te ngushte ku u njohen ne pozitat e mendimeve te nejta per atdhetarizem,Murat Bej Toptanin.

Vesime Toptani Frasheri

Ketu lind dhe krushqia e dy familjeve te medha e cila Murati I jep motren Mehmetit per grua,Vesime Toptanin ne te njejten kohe dhe motra e Refik Toptanit, patriot te shquar Tiranas dhe firmetare te Deklarates se Pavarsise te cilet ishin femijet e Seit Seremedin Toptanit po ashtu patriot i shquar.Mehmeti i jep Murat Bej Toptanit mbesen e tij Asijen, vajzen e vellait te tij Sherifit te cilen e kishte adoptuar Naimi pas vdekjes se tij.Mehmet Bej ne krye te takimit priti dhe pershendeti trupat Austro Hungareze qe perkrahnin autonomine e Shqiperise bashke me patriotet Tiranes ne janar 1916 po ne Tirane.Mehmet Beu pas burgimit te fundit ne Samsun te Turqise u kthye perfundimisht ne Tirane prane familjes ne vitin 1911.Vdiq ne Tirane ne 1918.

Ne krye Mehmet Bej Frasheri, janar 1916 ne Tirane duke pershendetur trupat Austro -Hungarez

I biri I Mehmet Bej Frasherit dhe Vesime Toptanit , Hysref Frasheri, ishte nje nga itelektualet e medhenj te Tiranes.I lindur ne Cenakkale te Turqise ,studjoj ne Vjene bashke me djemte dhe kushurite e tij Toptansit dhe erdhi per here te pare ne Tirane ne vitin 1908.Ai ishte nje piktor I talentuar por gjithashtu ishte Anetar I Keshillit Bashkiak te Tiranes nga vitet 1927-1939 ku per nje periudhe qendroj dhe si Kryetar I Keshillit Bashkiak e disa muaj Kryetar I Bashkise Tirane.

Ceta Tirones ku moren pjese vullnetarisht patriotet tironas ne luften e Vlones( i fundit djathtas Hysref Frasheri)

Pjestar i cetes se Tiranes, ku moren pjese vullnetarisht patriot tiranes me ne krye Refik Toptanin ne luften e Vlores.Familja e tij u dekorua me medaljen me te larte te shtetit Izraelit per shpetimin e hebrenjve ndaj nazisteve duke I strehuar tek fermat e tyre ne Kamez,Tirane.Gjithashtu ato strehuan dhe afrikanet e pare qe hyne ne Shqiperi po ne Tirane.Familja e tij dhe jo vetem, per shpetimin e hebrenjve, i dhane Tiranes titullin e qytetit te mikpritjes dhe trimerise duke u njohur ne gjithe boten per kete ceshtje te cilet rrezikuan edhe jetet e tyre .Gjithashtu jane dekoruar me titullin ”Nderi Kombit”

Hysref Frasheri

Hysrefi dhe pse nga e ema ishte Toptanse, krushqia tjeter e Frasherllinjve do takonte prap kete mbiemer edhe pse nga nje dege tjeter pasi sic dihej ishte fis I madh.Ai u martua me Emine Toptanin, vajzen e Zija Bej Toptanit, Senatorit te Perjtshem (i vetmi ne Shqiperi me kete titull,miratuar me vendim nga Parlamenti Shqiptar) personi qe hapi deren e shtepise ku u mblodh kuvendi I pare Shqiptare (Parlamenti).Seancat e para parlamentare jane zhvilluar tek shtepia e tij (Akademia e Shkencave sot) ishte nje nga pronaret me te medhenj te Tiranes ku kontriboj ne para dhe toke per zhvillimin e qytetit te Tiranes.

Zija Bej Toptani

Vazhdojme me djalin e tyre, i biri i Hysref Frasherit dhe Emine Toptanit ,Pip (Mehmet) Frasheri , nje nga pesonat me te respektuar te Tiranes.Punoi si pergjegjes i dekoratoreve ne NTAI.Njihej si tifoz I zjarrte I Tirones, ku kishte vendin e tij personal tek portativja, rradha 4/25, vend qe perkonte afer daljes se lojtarve, gjithashtu dizenjues I stemes se ekipit te Tirones ne ato vite dhe klubeve te tjera.

Pip Frasheri

Ekspozonte karikautrat thumbuese qe vinte ne vitrinat e dyqanit kundrejt ekipeve te tjera. Te ecje me Pipin 100 metra tu donin 1 ore nga personat qe e ndalonin dhe shprehnin rrespektin e simpatine per te.Fanatik i ekipit Tirones, qytetit e qytetarve.Dhe pse I burgosur nga sistemi komunist kurre se uli koken.Bahkshortja e tij Fiqerete Mema (Zysh Reti) po ashtu ishte tironse puro, nje nga zonjushat me te bukra te qytetit dhe e bija e tregtarit dhe pronarit Sadik Memes.

Emine Toptani ( Vajza e Zija Bej Toptanit) me te birin Mehmetin ( Pipin)

I biri I tyre Hajri Frasheri (Lepri) gjithashtu u rradhit si futbollist I Tirones ne vitet 70-80 ku luajti dhe dashuroj gjithe jeten skaudren e tij edhe pas shume peripecish dhe presionesh te asaj kohe vetem se mbante ne shpatulla kete mbiemer.

Hajri Frasheri

Personazhe te tjere qe mbajne kete mbiemer (por qe skane lidhje me trungun e deres se madhe te Frasherllinjve) :

Kristo Frasheri , historian, akademik dhe Qytetar Nderi I Tiranes.I lindur ne Stamboll I ardhur ne Tirane 7 vjec deklaronte me krenari qe e’’ quaj veten tirans edhe pse nuk kam lindur ketu,jam I dashurum me kete qytet dhe ishte nje dashuri me shikim te pare.Sdo e ndrroja kurre.Do kontribuoj me sa te kem mundesi per historine e saj’’

Eshref Frasheri,politikan dhe inxhinier.Personi qe hartoj planin e pare rregullues te Tiranes ne 1926 dhe ishte pjese e komisionit te Kongresit te Lushnjes ku vendosen si kryeqytet Tiranen.

Mehdi Frasheri, kryeminister, shfaqte
gjithmone dashurine per qytetin e Tiranes ku kontribuoj per formim e qytetit.Ai gjithmone paraqiste vizione se si te zhvillonte Tiranen.

Fatmir Frasheri, nje nga futbollistet me te
medhenj shqiptar I cili eshte ikona e klubit te Tirones ku sic njihet edhe per dashurine qe ka ndaj saj.

Autori i postimit, Gen Frasheri