Oda mushet plot me miq
Ne ahengu po fillo
Goca te reja tuj sajdis
Llokumi la ne arra o

Bje klarina bashk me sazet
Dasma modhe ka fillu
Nona baba hapen vallen
Çiftin e ri me e gzu

Çiftateli sa shpertheu
Flak e tym tbohet fare
Le te drridhet ene dheu
Po kercejn kto beqaret

E mer daja kadal rradhen
Sa hije I paska
Tu kercy hapa shal”Fajen”
Mori lezet gjith dasma

Ti mi halle fshiji lotet
Mer shamin e kerce
Hidhe vallen si tvje per mar
Se s’marton nipin e par

Bje omel fizarmonika
Njashtu sic filloi ky naplon
Ajo yll I bukur si drita
Po kerce me cunin ton

Qeshin qajn tata ne moma
Kan gzim e lumturi
Dasma sic bo Tirona
Jo si bo kush n’Shqipni

Gocat Cunat qe ka Tirona
Jan te rrall te omel flori
Ta quj veten me fat
Kush I mer I fut nshpi

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.