Cfare kane thene te huajt per Tironen – Rezarta Delisula
Cfare kane thene te huajt per Tironen – Rezarta Delisula

Të huajt që kanë vizituar kryeqytetin kanë mbetur të habitur nga pastërtia, pjelloria e fushave përreth dhe nga jetesa e mirë që bënin qytetarët e saj. E mendonin ndryshe qytetin e vogël, por në fakt pamja që I shfaqej përpara syve rrëzonte imagjinatën e tyre. Në mes të shënimeve të tjera që Hahn ka shkruar për Tironën, thuhet se popullsia më e madhe I përkiste besimit mysliman dhe pak familje ishin ortodokse. Ndërsa përsa u përket familjeve katolike, ato numëroheshin me gishta. Shifra të tjera sjell konsulli francez pas pak vitesh, megjithjatë këto të fundit tregojnë se Tirona në prag të vitit 1900 ishte gjithnjë në rritje.

Austriaku
Austriaku Johann Georg Von Hahn në vitin 1852 vizitoi qytetin e vogël në zemër të Shqpërisë. “Tirona dhe fushat e saj më bënë përshtypje shumë të këndshme. Skota e njerëzve që banon këtu mbahet nga më të zhdërvjelltit, por edhe nga më biramelat e Shqipërisë së Mesme. Arat, kopshtet e bimët janë të punuara me kujdes dhe këto të fundit të rrethuara mirë. Bagëtia mbahet mirë dhe në pjesën më të madhe të katundeve janë të ndërtuara shtëpi guri dykatëshe, shtëpi të cilat janë shumë të pastra. Kurkund nuk shihen gjurmë vobekësie e mjerimi.

Gjëja që më habiti më tepër është qyteti në të cilin unë pandehja të gjeja një çerdhe të errët dhe të ndyrë, kurse e gjeta të pastër e të bukur dhe të shtrirë në një fushë plot me kopshte e me pemë, shikimi I afërt I të cilave të bën të kuptosh se asnjë nuk vuan dhe vdes për bukë. Ndër të gjitha rrugët e qytetit ecin dy vija të vogla uji që lajnë e pastrojnë të gjitha pisllëqet. Xhamijat janë të pikturuara me ngjyra të ndryshme, të ndërtuara me një stil të bukur dhe të rrethuara me plepa e selvi, pyrgu rokoko I hijshëm I sahatit- të gjitha këto me lëvizjen e gjallë të popullit që në ditë të caktuara mbush tregun I cili përshkohet nga qerre të shumta të tërhequra prej buajsh, bashkohen në një pamje origjinale që se kam parë askund në Shqipëri. Tirona ka 2000 shtëpi prej të cilave 6 janë katolike, 100 ortodokse kurse të tjerat myslimane.

Francezi
“Pak vite më vonë në Tironë vjen konsulli francez në Shkodër, H.Hecquard. “Tri orë larg Krujës në mes të një fushe që është punuar në një mënyrë të admirueshme në të cilën shihen ferma të shumta e të pasura ndodhet Tirona, qytet që ka një popullsi prej 20 mijë frymësh, prej të cilëve 1000 janë ortodoksë, 200 katolikë dhe resti mysliman. Kur vjen nga rruga e Shkodrës në qytet hyrja është shumë e bukur. Në të djathtë e në të majtë janë dy xhamia të bukura të mbuluara me piktura fantastike, pak më tutje është një pyrg katër-këndësh në të cilin është vendos sahati I qytetit.

Rrugët e Tironës janë të gjera dhe në anët e tyre janë dy vija uji që e mbajnë të freskët e të pastër qytetin”. Të dy udhëtarët e përshkuajnë gati njësoj kryeqytetin duke kujtuar rrugët me dy vija uji anash që shërbenin për freski dhe mirqenien e qytetarëve që banonin aty. Tirona nuk ka harruar të përmendet edhe nga Baldaci i cili tregonte se veshjet e femrave në Tiranë ishin njësoj me ato të Europës dhe zhvillimi ekonomik I qytetit, I cili favorizohej edhe nga pozicioni gjografik, u jepte mundësi banorëve të shëtisnin në shtete të huaja. Tirona nuk ka qenë qytet i errët me veshjet e zeza myslimane, ferexhetë, por qyteti që provonte të ishte, edhe pse I vogël, i qytetëruar.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.