I her m’vaktit paten qen ul me i nohi Çeti me Monin. Hapen napen ene u bon hazer me honger i cap buke.

Amon Mono se na u mur shpirti! Baj e sill m’Tiron, dru, misra, ve, jeshilliqe e gjithfar gjojnash. I gastare sherbet se kina pi! Tata baj e pi dahon, ija baj e pill! Neve m’selomet!

Kujt ja thu o Ceto, ija ime s’ka dermon me nalu! Hallall se jon peshqeshi perenise po i majme ne se, ene neve na ka ardh vakti me u martu se njelem tu kerrujt hallatet mer jahu!

Mono ksaj siraje a dalim e gjezdisim neper Tirone? Shkojme te kafja Shabes se aqe ka gjurulldi te modhe me kon thone. Ka ne cenije. I ka pru Rifja prej Talje. Jina qi jina, i her jeto robi mo, se lom nom tu vrejt grate e katunit kur lajne leveret.

Ceto parcimrom m’darket nigjova taten tu i thon Dikut ne Shaqirit qi masi kishte pi i kahve mas pazarit te Shaba pat honger i nuske hallve te nrofet saqi la ijen me fljet i jave m’karjollt.

Cere osht kjo hallve me nuske mrena mer? Mos i kon bo sihir tates tat!

A ti je zybe, osht cenije mre, e shkrythi taten. Amon te shkoj dy sira m’javt se njeli ija me shale termo tu pjell! Tata po i deftete me dikkat t’modh burrave ene me zo t’ulet. Aqi fort i njiti muhabeti saqi psheretijshin ene e pijshin dahonin pa e heq prej buzes. Ksaj cenijesh Buqe ja thojshin emnin, ene ishte si kajmok. I kishte hyp tates nolt, e kishte fut perfun ene ju kishte tun perciper. Lene mo ca me t’thon, goja long Vallahi.

Luj me pra komet ene ishallah e gjejme Buqen hazer se mu spo me ma veni mo!

Ush er dreq gamori, ush e t’preft! – bertiti Moni ene u nisen me fugu.

Birden i del perpara Dulla Rremes. ‘Mos – ja bo Moni – u dhim krejt. Na kapi Dulla.’ – Mos e jep veten mer avdall, se ka per ta mor vesh Dulla se ka po shkojme ne!

Dulla qe nis per vete me shku te Buqja. Ishte pispillos, ly me livando, ishte rru, vesh kundra t’reja ene pyt cunat:

Ka po shkoni tu fugu kaqi shpejt mre cuna?
Merhaba Dulle, po shkojme te Shaba se na presin agallaret e Tirones me ble ca sene qi kena pru pri katuni.

Pse mre agallaret ne kahve i blejne kumllat e fiqt mre? Paska me i ron barku.

Vallahi Dulle dro jon kaps ku dim gjo ne! – ja pret gjith takt Ceti.

Shi edepsizi – ma futi menoi Dulla duke qesh si kuçke allasojshe. Mir mre cuna po kaqi te rinj ne kahve sikur nuk shko.

Dulle kina von brisk m’surrat a ne le rahat paj zotin? – ja pret Moni – ikem Dulle ve selom!

Shpejt e shpejt zejne ven m’kahve, lidhin gamorin perparje ene po musheshin me fryme.

Merhaba o Shabon aga, zafmet e ke a na bi dy kahve ene dy gastare me uje?

Lepe m’ven me danoca.

Çeti Sales me Monin e Shabes tu gjezdis gamorin neper Tirone.
Çeti Sales me Monin e Shabes tu gjezdis gamorin neper Tirone.