Mustafa Greblleshi

Qetësi

Të kam ardhur, o baba tinës rojeve
Kësaj nate në varr.
Se kam zjarr e kam mall të të pyes
Në u shkërmoqe e u trete.
Pabesisht ty me plumb të rrëzoi Qezi i zi gjakatar.
Dhe pa varr, pa emër
Midis kombit që e deshe
Aq shumë ti mbete.
Po më fal, o baba, se të flas e të thërras
Në univers pa e ditur ku je ti.
Më ke lënë, siç e di, fillikat.
Pa atdhe e pa gëzim.
Fli i qetë, o baba. Qetësi.
Se drejt teje si erë po vij
Të të sjell si gur varri,
Trupin tim të gjymtuar edhe shpirtin tim.

Qytetit tim

Gjithnjë të shoh nga hekurat ku jam ndry.
O Tirana ime!
Sa herë shpirti shpërthen n’trishtime,
nostalgji kam për ty. Natën kur digjesh n’mijra xixëllime
E shkëlqen magjike n’errësirë plot nur.
I vetmuar të sodis.
Përmallshëm lutem në përfytyrime.
Endem rrugëve si endesha dikur e gjithkah të shetis.
Po kur vegimi ndal veprimin te një shtëpi ku kam zemrën time, njerzit e mi.
Sa ndjehem i mjerë!
Pse hekurat m’sjellin n’mend si përherë.
M’kujtojn se dergjem n’burg sa mot,
e qaj prap me lot.

Pruni per faqen Tirona Bedri ALIMEHMETI (Mjeshter i Madh)

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.