Koncerti Recital Me Kenge e me Zemer
Koncerti Recital Me Kenge e me Zemer

Mirmroma Bujar

Mirmroma

Tirona: Para disa muajsh u dekoruat nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh”. Si ndiheni pas titullit te akorduar nga Presidenti i Republikes?

Duhet tju them se ndjehem shumë mire,,por me përgjegjësi me shume..E gjithë djersa i gjith perkushtimi im i shume viteve ne skenat shqiptare e me gjere finalizohen me kete titull….

Them kam me shume përgjegjësi pasi duhet te jem akoma me shune bartës i vlerave dhe i kultivimit te kenges popullore qytetare dhe asaj tradicionale..Kam pergjegjsi per rrugen e nisur dhe se dua te jem nje trashëgimtar i denje i kenges popullore ….

Kam pergjegjsi me shume e se kam nje auditor qe ka vite e vite qe me ndjek ka vite e vite qe me duartroket… E se pa ate auditor cdo artist do ishte nje hic… Falenderoj institucionin e Presidences per kujdesin ndaj artisteve…..Gje qe nga shume te tjera institucione spo ka vëmendjen e duhur…

Momente nga akordimi i titullit Mjeshter i Madh ne Presidence
Momente nga akordimi i titullit Mjeshter i Madh ne Presidence

Tirona: Para  disa muajsh organizuat nje koncert recital qe dhuroi shume emocione tek mjaft njerez dhe miq por sigurisht pati nje emocion te vecante tek  Tironsit ne vecanti, gje te cilen e vume re dhe ne tek faqja Tirona para disa ditesh gjate transmetimit live per dashamiresit e faqes. Duket se organizimi i recitaleve dhe koncerteve te ketij lloji eshte bere nje tradite per ju, si shume pak te tjere. Cfare ju nxit te mblidhni miqte tuaj por ne vecanti Tironsit ne mbremje te tilla?

Po para disa muajsh organizova koncertin e rradhes rrecital… ME KENGE E ME ZEMER… Realisht dhash shume emocione por edhe mora shume nga ai spektator i jashtzakonshem…. Ideja per kete rrecital ishte detyrimi im te ndaja me dashamiresit e mi knaqesine e marrjes se titullit Mjeshter i Madh ..Arsye madhore besoj per tu obliguar…. Detyrim. moral karshi spektatorit Tironas e me gjere dhe ashtu sic une i quaj Suporti im…..

Po kam bere shume rrecitale e fal Zotit kane dal me sukses…. Artisti nuk duhet vec te marre nga dashamiresit ai duhet dhe te dhuroje e si artist duhet te jete dhe human e jo vec kërkues…

Realiteti i koncerteve te disa ka nje themel shum te forte ka ate qe gjate gjithë vitit un jam cdo fund jave me kto familje zonja zotni cuna e goca ne lokal ne gezime familjare ne aktivitet festa e shum e shume te tjera e si mundsi per ti kthyer begenisjen qe me japin gjith vitit por edhe per bujarine time me esht dhene mundsia ti pres duke organizuar koncert Rrecital…

Dhe garantoj se do jem prane tyre rregullisht si gjate sezoneve artistike ashtu dhe familjare

Koncerti Recital Me Kenge e me Zemer
Koncerti Recital Me Kenge e me Zemer

Tirona: Shquheni si ruajtes i tradises se kenges Popullore Tironse & Shqiperise se mesme, ne ditet e sotme shohim shume nga koleget tuaj qe i jane pershtatur cdo repertori, ne disa raste edhe muzikes se huaj qe si perket trevave Shqiptare! Cfare ju nxit te jeni kaq besnik i muzikes popullore dhe kryesisht asaj Tironase?

Realisht po… Jam e do.mbetem i tille..Ruajtes i kenges e tradites popullore…. Sepse arsye madhore eshte gjetja eshte karakteri im,,Besnik i vlerave i asaj qe kam përjetuar vete kur dëgjoja artist te medhej si Fitnete Rexha..Hafsa Zyberi…Naile Hoxha…Kasem Hallulli..Agim Hoxha..Myslim Lela ..etj etj….

Po ne ditet qe jetojmë ka shume artist e artiste qe ne emer te Tirones ecin e flasin shume.. Eehhh realiteti esht ndryshe kan vetem nje emer interesat duke prish karakteret duke u bo tafmaqare sa arrin deri aty ku sdin se ckendojne e se ku kendojne…. Pak rendsi ka eshte rruge e tyre eshte virtyt i tyre por kurr art e vlere te asaj qe thone jemi ne emer te Tirones.. Kam shum per te folur por besoj kush e lexon e kupton…

Edhe une edhe shum artiste si une kan detyrime familjare kan harxhime por faqja e bardhe duhet e tille te mbese…Ne se je pinjoll i ksaj Tirone… Se kam per moral por e din te gjithe se jam shum i drejt per drejte e sme tremb përballja me askend …

Caste nga nje moment ne lokalin e kengetarit Bujar Cici
Caste nga nje moment ne lokalin e kengetarit Bujar Cici

Tirona: Bujar mund te na tregoni fillimet tuaja ne muzike? Cfare u be shkak qe ju te mereshit me kengen popullore?

Artist thone lind….por edhe bohesh… Un jam pjese e asaj qe lind…Kam shune vite me artin kam shume aq shume sa dot si kujtoj… Por nje pikënisje ka pas edhe per mua rruga e artit… Dikur para viteve 90 ne nje gezim familjar ne lagjen time (rrug e kavajes)..martohet nje komshiu e ne si komshi u afruam per te marr knaqesine e paket qe kishim.athere dasmen…Un isha i ulur perball orkestrës qe kishin ardhur simas tradites me hap vallet ke goca qe martoheshe…

I përkushtuar shune dikush nga muzikantet (spo permend emer )se ishin vertet profesor te gjithe ne Lice,,me sheh e me thrret… Hahahah cfar emocioni ..Me thot din te besh dicka ti..Un si i vogel e pergjigjem. shpejt Po i them… Cfar. di.? Te kendoj i thashe.. Gjunjët mu dridhnin..Hajde tha mere mikrofonin… Dhe realisht e mora dhe kënga e pare ne jeten time ka qene …Spaske pas i pik Meshire… Ata.levizin dhe benin shenja knaqesie me njeri tjetrin…Te nesërmen me vijn ne lagje e me thone do vish me ne ne dasem sonte..Ishte e shtune te goca… Vertet ngela si i hutuar …Por shkova po po shkova..E para deshira per tu treguar se di e dyta dhe pak ndihme per familjen.. Deshi Zoti fal tij shkelqeva e mbajta dasmen gjalle …Aq sa edhe vete nuk dija nga i kam gjith keto kenge përmendesh…

Te nesërmen del nomi ka kendu Bujari ka lon nom…Ka fitu disa lek ..hahahah…E kshtu nisi rruga ime…Nisi aq sa skisha jave mos te kisha sebep …Krenaria per te qen me shum.afer artit me afroj mik pas miku ne shkallet e Pallatit te Kulturës ku jeta artistike ishte shume me aktivitete..Njihem me miq e me shok se ather u takofshim e u njihnim kollaj ne cunat e tirones… Aktivizohem ne Ansamblin Tirona…Pas viteve 90 jam ne vëmendjen e shune familjeve Tironase te cilet me kërkonin shune per dasma e fejesa….
Ne vitin 92 – 93 mendoj bej ate qe askush se kish bere as se mendonin te benin dicka…Koncertin e pare Rrecital me Tirone…I pari apsolutisht

Dhe ku???Ne Pallatin e Sportit (ish partizoni) sot Asllan Rusi..

Imagjinoni cfar bohet cfar njerëzish cfar atmosfere cfar emocionesh e per te ardhur deri ktu ku jom sot me koncertin e 12 timin rrecital

Kam shum per te folur por ju perkushtova vetem fillimeve te mija

Tirona: Opinioni Tironas por dhe me gjere ju identifikojne si  “Jari & Shiti” dhe shohim qe bashke keni nje karriere shume te gjate si rralle te tjere, cfare ka te vecante ne bashkpunimin tuaj?

Po Opinioni Tironas e me gjere na identifikon Jari e Shiti…Po po te dy bashke te dy kudo te dy suport i fuqishëm te.dy gjithcka… Sic Ju thashe jeta artistike e imja pas viteve 90 merr hov te madh..Turne jasht Shqiprie marrja pjese ne ekranin e vetem athere TVSH…Dasma pa fund njohje e madhe me miq kolege muzikant…

Ne nje dite njihem ehe me Reshitin dhe fat miresisht na afroj Zoti bashke e na dha mundsi te mbetemi miq kolege shoke e tw afte per te punuar bashke…Reshiti i përkushtuar shum profesional shum pikant shum kërkues e po ashtu dhe une e te dy u bashkuam per te qene ashtu sic edhe na njeh opinioni mar Tironas Jari e Shiti….E se ashtu do mbetemi derisa te kemi force per te kenduar…
E vecanta pra esht mbështetja per njoni tjetrin karakteri vokalit i te kënduarit dhe i Beses…Fjala e dhene do majt e ne te tille jemi

Kengetari Reshit Boka kolegu i pandare i Bujar Cici-t
Kengetari Reshit Boka kolegu i pandare i Bujar Cici-t

Tirona: Ne evenimente te ndryshme por edhe ne publikimin e kenges “NJI TIRON NUK BOHEN DY” ne faqen tone Tirona shikojm nji entuziazem te madh tek njerezit qe e degjojne, eshte si nje tip himni shum e dashur  per qytetin tone. A mund te na tregoni si ka qene ideja dhe realizimi i kesaj kenge?

Po ne evenimente te ndryshme konga Nji Tiron Nuk Bohen Dy….ka zen shum vend per mua… Si trashëgimtar i konges Tironase e asaj te Shqipërisë. se Mesme i cili jam spikatur shume ..si artist kërkues e pjesmnarres ne shume aktivitete te ndryshme ne ekrane televizive ne maratona kongesh..si pjesmnarres ne po thuajse te gjithe Sofrave Tironase si fitues i disa cmimeve ne Hitet e kenges popullore disa kasetave e cd qe kisha me treg ,, nuk mbetem dhe pa vëmendjen e atyre qe krijonin e kompozonin…Dhe nje nga ata ishte dhe Z. Gezim Mneri nje krijues virtuoz i karakterit i muzikes e i fabulave ….Me thrret e me thot kom.nji konge…Hajde se osht per ty..

Ok shkoj dhe pa maru pershendetjen e ven kongen ..dhe un pa maru konga i them…..e dua ket kong….E marr e degjoj e mesoj e oncizoj dhe e transmetoj… Mori hov aq shume sa me shtyu te bej rrecitalin e rradhes me te njëjtin titull Nji Tiron Nuk Bohen Dy….Ne teatrin e operas e baletit…Miresia ime perkushtimi im bujaria ime shkoj aty sa per te gjith auditorin qe ishte ne skene fala nje cd per cdo njerin…Hallall e pacin….. Mrekullisht atmosferë e jashtzakonshme e ku pikoj kjo konge..dhe realisht si nje Hymn ka njel per Tironen….Dhe jo vetem ajo por kom ne rradhe edhe kongen Xhymertlliku osht N’Tiron…Jom N’Tiron 500 Vjet….Nje konge per Donatorin ose presidentin e tirones…dhe shpresoj te boj dhe nje kong per tifozët e tirones (Fanatics)….

Tirona: Keni nje vajze dhe nje djale, Xhoin qe eshte nje futbollist i akademise ne KF Tirana si dhe Helgen qe disa here e kemi pare ne gjurmet tuaja, pra ate te muzikes, a ka qene kjo nje deshire e juaja?

Po kam dy femije Helgen dhe Xhoin… Dua te them faleminderit Zotit qe i kam se di pse punoj pse jetoj dhe pse harxhoj….Ne begraundin tim si artist me shume se sa vetja dhuntia e karakteri qe kom i te kënduarit i te interprtuarit eshte dhe qe mbyll cdo qark se kam dy femije….Besoj ska me mrekulli….

Vajza esht ne vit te dyte gjimnaz e përsosur ne sjellje e mire ne komunikim por ka dhene shenjat e nje pasuesje te kenges…Realisht nuk e kam shtyre por as nuk e pengoj ajo do zgjedhi ashtu si baba i vet zgjodhi ne rini rrugen e tij…Zoti e ndihmoft ne cdo rruge qe do zgjedhi e mua me ka suport te fuqishëm….Ka kenduar disa kenge e sic thone profesioniste qe e kan dëgjuar eshte me talent.Kaq mundem te them…

Xhoi ..djali..eehhh po ky ka zgjedhur…po po ka zgjedhur futbollin dhe ngjyrat bardh e blu….Un me art bardh e blu ai ne sport bardh e blu…Esht sportist i akademise se futbollit Sk Tirona….Luan ne ekipin profesionist U17….me trejner Sulejman Mema….. E don sportin i përkushtuar dhe dasht Zoti ja plotesofte kete djerse mund qe po derdh per veten per fanellën dhe per kombin…

Helga dhe Xhoi, dy femijet e Bujarit
Helga dhe Xhoi, dy femijet e Bujarit

Tirona: Dihet qe arti dhe muzika kane shpenzime ne kohet qe kane ardhur. A keni ndihmese nga nje institucion ne vecanti apo nga shoqata te qytetit, bashkia apo ndonje organizem tjeter?

Po ne keto kohe ka kerkesa dhe harxhime te pa imagjinueshme per te bere evente te tilla… Me shume se sa mundsia un kam karakterin e forte e i nis punet me shume kurajo…. te.cilat me vijn mbare…. Institucionet kan mundsi te shumta per te stimuluar sa do pak cdo artist e sidomos ato me.vlera…Por e keqja eshte se ne ato institucione ska asnje njeri te artit jane te politikes jane te interesave te ngushta jane pa humanizëm kan nje qellim sa tw. fitojnë per vete..hahahaahh prandaj arti degradon… Por un kam miq kam familje kam individe te.cilet sme kan lene kurr ne balte e me kan mundësuar te jem koke larte pa ja shtri doren askujt qe ska lidhje me artin… Ne jetojmë ne kete vend dhe e dim.mire se cbehet e se si punohet… Zoti para…Familja dhe miqt e dashamiresit jane perkushtimi im……

Tirona:  Duke ju falenderuar  per intervisten  per faqen Tirona ju urojme suksese te metejshme dhe sa me shume kenge per Tironen tone.

Dua te falenderoj shume faqen tuaj bartëse e vlerave e artit e sportit e tradites se qytetit tone i cili na rriti per ta dasht per ta ruajtur e per ta rrespektu si i ka hije ….pse jo dhe per ti kendu…. Dua te falenderoj artistet qe e dun tironen dhe ato qe abuzojnë me tironen te pakten mos te rrin ne hije e te shtiren rrugëve te europes por te gjejnë forca e te mblidhemi te gjithe per te neru ket tok ket arome ket ven qe ka rrit ket brez ate brez dhe breza qe do vijne..

Interviste ekskluzive per faqen Tirona

 

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.